Përgatituni për një javë “përvëluese”, i nxehti Afrikan përsëri në Shqipëri

Vendi pritet të ketë mot këtë javë të ndikuar nga vala e nxehtit Afrikan. Kjo valë e nxehtë do të sjellë mot me diell dhe lagështirë të ulët gjatë orëve të mesditës.

Rritja e temperaturave do të jetë e vijueshme dhe do të bëjë që si mëngjeset ashtu edhe mbrëmjet të jenë me vlera të larta temperaturash, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë jug dhe veriperëndim e lehtë duke sjellë dhe dallgëzim të ulët në brigjet detare.

223959657 1215633982209272 4738192528439719265 n