Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për gjithë javën.
“Sot gjatë natës do ketë thyerje të masave ajrore. Ka gjasa që kjo të jetë java më e nxehtë e gjithë verës. Temperaturat do të shkojnë në 40 dhe mbi 40 gradë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më të nxehta të javës. Temperaturat do të shkojnë edhe deri në 43 gradë. Një zbritje e lehtë, por jo e ndjeshme pritet në fundjavë.
Ky korrik i ngjashëm me verën 2016-ës dhe më i nxehti i katër viteve të fundit. Elbasani, Berati, por edhe Gjirokastra do jenë tre qytetet ku temperaturat do arrijnë pikun”, tha Porja në News 24.