Nga Erges ESKIU
Habitem me njerezit te cilet zgjedhin te protestojne duke demtuar veten e tyre?!
Habitem sepse kete e bejne kunder nje qeverie te pashpirt, me sakte kunder nje autokrati te pashpirt, pasi gjithçka e keqe nis dhe mbaron tek ai.
Naftetaret e Ballshit kishin gjithe te drejten e zotit me vete, qe djersa dhe gjaku i tyre te mos neperkembej prej bisnesmenit te lidhur me pushtetin dhe vete qeverise dhe mund te protestonin duke zene rruget, duke ndaluar para kryeministrise dhe te kerkonin mbeshtetjen e gjithe bisneseve dhe qytetareve te Tiranes e Shqiperise, por zgjodhen te benin greve urie.
Zgjodhen te shkaterronin trupin e tyre dhe kunder kujt? Kunder atij, qe me vetedije i le pa rroga, i le te “kridhen” ne borxhe. I le te vuajne per te mbajtur trupat me ushqim, te femijeve dhe te tyrin.
Kete gje zgjodhen te bejne edhe bisnesmenet e vegjel te Vlores, te cilet sezonin turistik kishin si shpresen e tyre per te sigururar te ardhurat e nevojshme vjetore, per te siguruar familjet dhe shkollimin e femijeve te tyre.
“Zgjatni (hiqni) oren policore ose ne do mbyllim aktivitetin”.
-Kujt ia thoni kete? Atij qe varferon popullin, per ta blere me lire çdo here qe ka zgjedhje??!
Kujt po ia thoni? A do beheni te ndergjegjshem per te drejten tuaj, per forcen tuaj dhe per faktin se atij qe i vini ultimatume nuk i intereson fare per ju, po fare!
A do i therrisni mendjes dhe te kuptoni se ai qe keni perballe, ai qe ble te ardhmen e shqiptareve, e femijeve tane me parate e korrupsionit dhe te droges, me parate e krimit, ai gezon kur ju fitoni me pak sepse e ka matematik te thjeshte:- Heren tjeter zemerimi ndaj meje do jete me i madh, por edhe numri i te varferve do jete me i madh, ndaj une kam mundesi te ble serish aq njerez sa me duhen pasi “kerkesa” (nevoja) per kesh ose ushqime do jete me e madhe se zgjedhjet e kaluara dhe ne vend se te degjojne Bashen, do pranojne lemoshen time, per te ndalur grryerjen e stomakut te tyre.
-Pra te nderuar protestues, une jam plotesisht me ju dhe e respektoj maksimalisht te drejten dhe nevojen tuaj per te protestuar dhe jam i gatshem t’ju mbeshtese, te bashkohem ne protesten tuaj, pasi keqmenaxhimi qeveritar prek edhe xhepin tim edhe te ardhmen time dhe te femijes tim.
Nese doni ta ndryshoni kete vend apo te keni nje qeveri qe ju pergjigjet kerkesave tuaja, qe ju jep me shume liri ne te berit bisnes, qe ju jep me shume sherbime, godisni qeverine, jo veten tuaj. Dilni edhe protestoni, bllokoni rruget, rrethoni komisariatin e policise, rrethoni kryeministrine, kerkoni mbeshtetjen e shqiptareve ne sheshe dhe vendoseni me “shpatulla pas murit” qeverine.
Mosbindje civile te nderuar protestues!
Shprehja po vrase veten, po s’me dhé, te pakten me kete qeveri te çon drejt shkaterrimit te sigurt.
Ndaj çohuni si luan e protestoni denjesisht si qytetar europian qe jeni.
Çohuni e perballuni dhemb me dhemb, te largoni te keqen, ndryshe ajo do t’ju nenshtroje per nje kohe te gjate.