Një ditë pas votimit, ku 70% e delegatëve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka hedhur në kuti verdiktin për përfaqësuesit në Këshillin Kombëtar, numërimi ende nuk ka përfunduar.
Pritet që në mesditë procesi të jetë finalizuar dhe të publikohen 300 emrat e rinj që do të përfaqësojnë demokratët në Këshill.
Aktualisht, Këshilli i PD drejtohet nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe 300 emra të tjera, ndërsa pritet që të ketë risi. 90 anëtarë të Këshillit duhet të jenë femra, ndërsa 45 duhet të jenë të zgjedhur nga FRPD, (Forumi Rinor). Dje votoi 70% i delegatëve, ku nga 7.646 delegatë votuan, 5.703.