Nga Paulin Marku, anëtar i Këshillit Kombëtar PDSH-së
Duke u nisur nga eksperienca ime personale prej dy mandatesh në Keshillin Kombetar të Partisë Demokratike dhe Kandidat në mandatin e tretë ,si dhe nga përvoja e fituar në drejtimin e Degës PD-së në Lezhë për 4- vite në opozitë mendoj se :
1.Partia Demokratike sot më shumë se kurrë ka nevojë për një hapje reale ndaj anëtarësisë ,kontribuesve në vite të lënë në harresë apo pa mbeshtetje,intelektualëve , ,ekspertëve dhe specialisteve të gjitha fushave ,të rinjve dhe të rejave në të gjitha nivelet dhe përfaqësimin e tyre në struktura aktive dhe vendimarrëse.
2.Në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në të gjitha nivelet duhet të përfshihen individë të cilët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit , individë që nuk kanë abuzuar apo përfituar në mënyrë të paligjshme nga funksionet politike,publike për interesa personale,individë të palidhur me botën e krimit apo bashkëpunëtorë me to në biznese apo tendera korruptivë.
3.Dalja e Partisë Demokratike nga guacka e vogël e vendimarrjes politike me persona të cilët nuk kanë impakt apo mbeshtetje publike dhe kalimin e vendimarrjes në anëtarësinë e thjeshtë të PD-së e cila ngelet pjesa besnike,e ndershme,mbështetëse pavarësisht gabimeve të drejtuesve politikë gjatë pushtetit apo në opozitë.
4.Afrimi i të rinjve dhe të rejave të arsimit parauniversitar,në universitete ,shkolla profesionale me qëllim dhënien e mundësive për promovim,për mendime ndryshe,për të rritur nivelin e trashëgimisë së kësaj force politike dhe për ti dhënë gjallëri e motivim të ardhmes tonë politike.
5.Largimin e personave më problem dekriminalizimi,akuaza për korrupsion,abuzime me fondet publike,mosrespektim të strukturave të Partisë Demokratike gjatë kohës në pozicione politike,me qëllim që të jemi të pastër për të bërë opozitë të ndershme ,përballë korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe afrimit e besimit për qytetarët e thjeshtë jashtë angazhimeve politike.
6.Ngritja dhe fuqizimi i strukturave në bazë Dege ,Grupseksioni,Seksioni me anëtarë aktive ,ngritja e departamenteve me gjithë fushat sipas rretheve dhe problematikave ,krijimi i përvojës dhe konsultimet me drejtuesit politikë në vite,krijimi dhe lejimi i mendimit ndryshe,krijimi i kontakteve me shoqatën e biznesit në të gjitha nivelet.
7.Fuqizimi i organizateve partnere si LDG -sëdhe FRPD-së në qendër , degë, kryesi ,grupseksione dhe deri në seksione,me qëllim gjithpërfshirjen dhe jo largimin për qëllime personale,mbeshtetjen e tyre në vendimarrje dhe përfaqësim politik në të gjitha nivelet.
8.Organizim dhe takime me strukturat dhe qytetarët në mënyrë të vazhdueshme mbi problematikat dhe shqetësimet që ato kanë ,rritja e nivelit të përfaqësimit në çdo nivel,denoncimi me fakte i problemeve dhe shqetësimeve të çdo qytetari në të gjitha aspektet e jetës përditshme.
9.Ngritja hapur e problemeve dhe shqetësimeve në çdo nivel strukture,liria e fjalës dhe mendimit ndryshe,konsultimet në vendimarrje,transparenca dhe sinqeriteti , korrektësia dhe ndershmëria,për të rritur nivelin e besimit jo vetëm strukturor ,por në atë qytetar dhe njerëzor.
10.Njohja dhe pranimi i çdo gabimi në periudha të ndryshme,korrigjimi dhe reflektimi përmes punës dhe angazhimimeve politike,rritja efikasitetit të strukturës në terren gjatë gjithë kohës,jo vetëm në kohë fushate ,përzgjedhja e çdo kandidature në funksione politike nga anëtarësia jo nga dëshirat e hirarkisë politike që nuk njohin strukturat politike.
Faleminderit për mbështetjen dhe suksese!











