Analisti i njohur Andi Bushati përmes një statusi në Facebook ka ironizuar ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, bashkë me ambasadorin e OSBE-së Luigi Soreca për daljet e shumta në ekranet e televizioneve shqiptare.
Bushati shkruan në rrjetin social:
Mirë që po vjen korriku dhe pushimet që të na pastrohen pak ekranet. Se sikur të mos na mjaftonte Rama, tani na shfaqen përditë edhe Kim e Soreca.