InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Refuzimi i negociatave si përgjigje Europiane kundër arbitraritetit Amerikan në Ballkanin Perëndimor

22 Qershor, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Pse zgjedhim prangat në vend të Lirisë?

Nga Red VARAKU

Me gjithë ndërhyrjen e fuqishme amerikane për hapjen e negociatave me Shqipërinë përmes Sekretarit Blinken, Europa sërish ia mbylli derën me vendosmëri Edi Ramës .
Sado përpiqen që ta maskojnë të vërtetën, është e qartë që vendimet për bllokimin e negociatave nga BE për vende që aspirojnë anëtarësimin , nuk janë asnjëherë vendime teknike, por janë thellësisht vendime politike.
Këto vendime kthehen thjesht në mjete politike, që BE i përdor për të ushtruar presion në funksion të arritjes së një objektivi të caktuar.
Sigurisht, për bllokimin e integrimit gjenden mekanizma ne dukje teknikë, fjala vjen siç është vetò-ja e Bullgarisë kundër Maqedonisë së Veriut , por në thelb ky bllokim mbetet politik dhe përcjell një mesazh thelbësisht politik.
Kësisoj çdo vendim përpara se të interpretohet teknikisht më së pari duhet të interpretohet politikisht, përndryshe çdo interpretim tjetër nuk ka asnjë vlerë.
Për të kuptuar qëllimin politik të Brukselit ,me vendimin e tij të prerë për moshapjen e negociatave, duhet të analizojmë me kujdes raportin e BE me Ballkanin Perëndimor, sidomos qëndrimin e saj në raport me zgjidhjen e konfliktit Kosovë -Serbi, që është dhe thembra e Akilit për këtë rajon.
Duhet të kuptojmë që BE nuk e pranon që të delegjitimohet roli i saj dhe të anashkalohet qëndrimi i saj në lidhje me çështje që prekin drejtpërdrejtë Ballkanin Perëndimor dhe ndryshojnë dinamikat brenda tij .
Gjithashtu , duhet të kuptojmë që ajo nuk e njeh dhe nuk e toleron qasjen amerikane për zgjidhjen e këtij konflikti, e cila përmes projektit të minischengenit e kthen Beogradin në kryeqytet të Ballkanit Perëndimor, dhe Aleksandër Vuçiçin në një Putin të vogël të rajonit, duke i bërë kështu një shërbim të jashtëzakonshëm Rusisë dhe duke e kthyer rajonin në një fuçi baruti që mund të hedhë në erë vetë BE.
Ajo nuk e toleron injorimin e SHBA kundrejt qasjes tradicionale europiane të deritanishme të integrimit, ku kufinjtë aktualë të rajonit konsiderohen të shenjtë dhe ku instrumentet kryesore për integrimin e zhvillim ekonomik në Ballkanin Perëndimor mbeten strikt krijimi i Tregut të Perbashket Rajonal dhe CEFTA, dy produkte të Procesit të Berlinit (Kriteri i Kopenhagenit nr. 2) , të cilat e bëjnë ekonomikisht të pranueshëm këtë rajon në BE.
Me një fjalë qasja amerikane tenton të imponojë Beogradin si qendër ku gravitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, siç është Rusia për vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa qasja europiane tenton një zhvillim të njëtrajtshëm të shteteve përbërëse të rajonit dhe më pas integrimin e natyrshëm në BE.
Pikërisht tek ky dualizëm i qëndrimeve të SHBA dhe BE duhet parë dhe refuzimi i hapjes së negociatave edhe kësaj here. Dualizëm që prodhoi dhe largimin arbitrar të Albin Kurtit vjet nga pushteti. Dualizëm që prodhoi mbajtjen me dhunë në pushtet të Edi Ramës , kryeministrit më të korruptuar të Europës .
Dualizëm që prodhoi dhe këtë refuzim të tetë, që do të thotë që sa kohë SHBA dhe BE do të kenë qasje diametralisht të kundërta në lidhje me zhvillimin e rajonit , zhvillimet në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten të ngrira dhe shtetet përbërëse do të vazhdojnë të mbeten prè e lehtë e faktorëve të tretë .
Një shërbim ky i jashtëzakonshëm që i bëhet Beogradit, i cili e ka interes parësor vazhdimin e kësaj gjendjeje të ngrirë në rajon dhe një dëm i pallogaritshëm që i bëhet vendeve të tjera , por veçanërisht Kosovës, e cila vazhdon të mbahet peng dhe e izoluar nga mungesa e një zgjidhje përfundimtare.

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër
Aktualitet

Ekspozita e librave të ndaluar ringjall kujtesën historike në Muzeun e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër

25 Mars, 2026

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com