Konfirmohet çifti i kopertinave: Arsimi i PP, në lidhje serioze me bukuroshen bjonde!

Prej ditësh po përflitet në lidhje me statusin aktual të Arsimit. Kujtojmë se Arsimi u bë i njohur për publikun nga emisioni “Për’puthen”, ku bëri jo pak zhurmë. U përfol për Anën1, Sara Malajn, Antonelën dhe 10-tra vajza të tjera që e prisnin jashtë. Vetë Arsimi foli publikisht vetëm për Ana Lleshin me të cilën konfirmoi se ka patur një marrëdhënie.

Gjatë bujës së madhe mediatike ai udhëtoi drejt Zvicrës për t’ju dedikuar jetës dhe karrierës. Pak kohë më parë publikoi projektin Columbiana, i cili numëron më shumë se 1 milion klikime në youtube dhe ishte ogur i mirë për nisjen e koncerteve të verës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërkohë Arsim Abduli po punon edhe për projekte të tjera muzikore dhe gjithashtu në muajin gusht inaguron biznesin e tij “White Shisha Lounge”. Shumë djalë punëtor dhe bravo i qoftë…. Por nuk është kjo e gjitha, ndonëse shumë i angazhuar, Arsimi ka gjetur kohë për veten dhe mesa duket ka gjetur dashurinë. I pamë shpesh nëpër story, lounge, por askush nuk konfirmoi asgjë.

Ekskluzive sot ju prezantojmë dhe konfirmojmë bukuroshen që i ka “vjedhur” zemrën Arsimit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo quhet Pranvera, 20 vjeç e cila jeton në Genevë, por që është shqiptare e Shkupit dhe Ferizajt. Një bukuri shqiptare e cila është më shumë se kaq. Estetiste me profesion dhe gjithashtu zotëron biznesin e saj (bar). Çifti shfaqen kudo të lumtur bashkë dhe duket se janë në kohën e tyre më të mirë. Dashuria është aq e madhe dhe e vërtetë sa gjërat janë bërë serioze duke prezantuar familjet.

VAJZA, para se të qani urojini: JETË TË LUMTUR! /InfoPressAlbania/ (Era Dushi)