Aurela Basha poston momente me vajzën në shtëpi: Kur të mëson goca si të bësh selfin më të bukur…

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela, është shumë aktive kohët e fundit në Instagram. Ajo ndan herë pas here foto të ndryshme, si për shembull pjata të ndryshme, duke treguar se gatimi është një nga pasionet e saj më të mëdha.

 

Mirëpo, kësaj here Aurela ka postuar një “selfie” me vajzën e vogël, Viktoria, duke u shprehur se ka qenë kjo e fundit, që e ka mësuar se si të dalë bukur.

Mesa duket e diela e ka gjetur familjen Basha në shtëpi, duke mos zgjedhur të largohen në ndonjë qytet bregdetar.

“Kur te meson goca si te besh selfin me te bukur #viktoria #edielaefamiljes #dreka #homesëeethome”, ka shkruar Aurela Basha krahas fotos.