Reagim ndaj disa televizioneve militante shqiptare dhe pseudo-analistit Ilir Demalia

Nga Valentin Lumaj, Michigan- 19 Qershor 2021

Palo-analisti ose analisti i vetshpallur Ilir Demalia: “Vatra eshte ne nivelin e atyre shtepive te kultures neper fshatra ne kohen e komunizmit…Vatra eshte nje gje e mbaruar…” Emisioni Te Paekspozuarit, 17 Qershor 2021….

Po endesha ne mendime per te gjetur nje shprehje qe i shkon pershat pseudo-analistit Ilir Demalia, dhe nder te tjera si keto qe pershkruajne njerezit pa asnje rendesi dhe qe kur flasin, fjala e tyre nuk ka asnje peshe, u ndalova tek keto dy te fundit: “fyell pa bira” apo “bira e fundit e kavallit”, mbasi i pashe se ishin me etike se te tjerat. Si shume paradokse te tipit vetem shqiptar, ku horrat, gojendyret dhe te marret nderohen, ndersa te ndershmitperçmohen si qyqare apo te pazotte, edhe Iliri eshte nje nga keto paradokse, qe fale ndyresise se gojes dhe mendimeve, por pa u kufizuar tek keto dy te dyja, eshte bere i “famshem” ne disa ekrane televizive shqiptare te cilat kane nevoje edhe per pak diabolizem mediatik i tipit Demalia. Them diabolizem sepse Iliri gjoja si analist, shperthen ne banalizem, etiketon dhe sulmon te medhenjte e Kombit, ne kete rast Sali Berishen, lideret e komunitetit, ne kete rast Elmi Berishen apo Evi Kokalarin dhe çdo gje me vlere sikurse eshte Vatra.
Une po ndalem vetem tek pershkrimi i mesiperm qe Demalia i ben te mires, te bukures, antikes dhe te pavdekshmes Vatra. Vatra, kjo bashkesi njerezish te mire, veprimtare e patriote, te cilet cdo dite kontribuojne dhe japin nga koha, nga mendja dhe nga xhepi i tyre per brengen e tyre te madhe, Shqiperine dhe Kosoven, por edhe viset te tjera shqiptare, qe nje dite te bashkohen si nje komb i lire. Sigurisht qe ne ketu ne Vater nuk jemi asnje si Noli e as Konica, e as pretendojme te jemi te tille, por jemi ca te tjere, shume te ngjashem në virtyte por prape te ndryshem në borekuptime, gjithsesi ithtare te devotshem ne ndjekje te gjurmeve qe lane pas korifejte tane, me te njejtin mission, te njejtin vision dhe destinacion.
Kjo Vater, ne vijim te rruges se saj 108 vjeçare, reflekton ngjyrat e saj ne pershtatje te koheve dhe shekujve, tashme te shekullit 21, me e shndritshmja e kuqja e flamurit te kombit dhe te Skenderbeut, e cila duket se e terbon “demin” Demalia. Them “demin” jo ne perngjasim te mbiemrit te tij, por te natyres dhe instiktit te njejte kafsheror per ti “ngulur briret” kujtdo qe i del perpara.
Por horizontin e ngushte te Ilirit, nuk mund te behesh analist pa denigruar dike dhe nuk mund te denigrosh dike pa qene analist dhe keshtu ai sorodhatet ne rrethin vicioz te mendimeve te tij skizofrenike, i pashprese per te dale shendosh nga gjendja e tij e renduar.
Me vjen ne mend nje here kur shkoja ne shkolle me autobuzin e linjes. Nder ato dite, filloi te vinte ne autobusin tone nje meso-burre leshtarak i parruar e i palare. Sapo hipte ne autobus, ulej ne ndenjese, vinte koken mbi duar dhe fillonte nje kenge pa kuptim duke u çjerur “ga ga ga ga “ dhe jarget i vareshin pergjate mjekres. Fillimisht njerezit filluan qe ta marrin per humor dhe te qeshin, por shpejt çjerrja e tijj “ga ga ga ga” filloi te behej e bezdisshme dhe e neveritshme per te gjithe. Filluan qe ti bertasin, por burri çirrej edhe me shume. Atehere doli njëri qe i ofroi 100 leke per te pushuar. Burri sa i pa, i mori, pushoi kengen dhe u ul nga autobuzi yne dhe u fut tek autobusi tjeter. Aty ishte loja, tek 100 lekshi. Çdo dite e njejta loje, burri çirrej derisa dilte dikush qe ti falte 100 lekshin. Te gjithe e kuptuan “biznesin” e tij, leke per ti mbydhur gojen. Nje dite ndodhi qe ne autobus afer burrit te ishte nje nga ata “hunde-leshet qe ne ate kohe nuk ishin te pakte rrugeve. Pusho i tha nje here, por burri edhe me te madhe “ga ga ga ga”. Pusho i tha te dyten here. Prape burri vazhdoi edhe me te madhe. Te treten here pashe qe fluturoi nje dore ne ajer dhe shpulla u ngjesh mbas kokes se burrit. Ai as nuk e priti e as nuk e diti nga i erdhi, mbasi ra nga sedilja ne dysheme, u ngrit dhe tha: “a nuk mundesh ma lehte a?”. Si tha ashtu, u ul nga autobusi dhe nuk e pame me.
Me kete histori, te cilen ndoshta ndokush qe bente te njejten linje autobusi e kujton, nuk dua te them se Demaliaj merr leke per te llomotitur, per te mbydhur gojen apo dikush do tja meshoje mbas kokes, por qe pa dyshim qe Iliri joshet nga televizionet shqiptare me hapesiren qe i japin per te “kenduar çjerrjen” e rradhes, dhe te pakten Demalia duhet qe ta kuptoje sa i neveritshem dhe i padurueshem eshte bere.
DREJTUESIT E EMISIONEVE DHE PRONARET E TELEVIZIONEVE DUHET QE TA KUPTOJNE NJE HERE E MIRE SE NUK MUNDEN ME TEJ QE TE NEPERKEMBIN DIASPOREN DUKE FTUAR “NJE ZE NGA AMERIKA”, “NJE SHQIPTARO-AMERIKAN”, NJE PERFAQERUES TE DIASPORES” E TE TJERE TITUJ TE PAQENE DHE TE PAMERITUAR PER ILIR DEMALIAJ, PASI ILIRI JO VETEM QE NUK PERFAQESON ASNJE GRUP APO SHOQATE DHE AQ ME PAK DIASPOREN, POR AI NUK PERFAQESON AS VEHTEN E TIJ, PER SA KOHE QE AI ESHTE I PUSHTUAR NGA ATA QE NUK THUHEN DHE SALL QE FJALA IME T’I BEJE DERMAN PERDERISA AI KA NEVOJE PER NJE EKSORTIZEM TE THELLE TE SHPIRTIT.
Keshilla ime per Demaliaj eshte qe kur te permende Vatren, le te pastroje me pare gojen, ne menyre qe fjala e tij te mos mbaje ere te keqe, me te rende se myku i podrumeve ku gdhihet ne mengjes dhe ngrys naten, dhe perpara se te dale ne ndonje emision driteshkurter, te shkundet mire qe te pastroje kakrroçet, por jo aq shume per te mos zgjuar djajte brenda tij.