Inaugurimi i një hoteli luksoz në jug të Shqipërisë ka bërë bashkë të gjithë ish-anëtarët e Partisë Demokratike. Në një ceremoni luksoze ku spikasnin veshjet e bardha dhe dekori elegant, administratori i vetë hotelit, ish-kandidati për deputet, Ardian Kollozi ka bërë bashkë edhe shumë demokratë të tjerë të larguar.
Bëhet fjalë për Astrit Patozi, që dështoi me partinë “Bindja” në zgjedhjet e 25-prillit, sekretari i partisë së tij Fabjan Topollaj, Majlinda Bregun, Ridvan Boden dhe ish-deputetin e PDIU-së, Dashamir Tahiri dhe Aqif Rakipin.
Fjalën hapëse në ceremoninë e inaugurimit e ka mbajtur vetë Kollozi që tashmë duket se i është futur rrugës së biznesit. Nuk ka munguar as ministri Blendi Klosi, i cili i ka uruar mirëseardhjen në botën e turizmit, hotelit të ri dhe vetë Kollozit..