Me këngën ‘Tout l’univers’ këngëtari shqiptar, Gjon Muharrenaj, i siguroi Zvicrës vendin e tretë në Festivalin Evropian të Këngës, pas 33 vitesh.
Në 1988 këngëtarja kanadeze, Celine Dion i solli fitoren Zvicrës, duke fituar çmimin e parë.
Që prej asaj kohe Zvicra nuk ka arritur të fitojë vendet e para në festival. Çmimi më i mirë që ka marrë ka qenë i katërti në 2019-ën. U desh ta përfaqësonte shqiptari Gjon’s Tears për t’i sjellë Zvicrës vendin e tretë.
“Unë ende nuk mund ta besoj me të vërtetë!” , tha Gjoni të dielën, menjëherë pasi zbriti nga aeroporti në Zvicër.Konkursi i Këngës Eurovision u iniciua nga Unioni i Transmetimeve Evropiane me bazë në Gjenevë në 1956. Zvicra fitoi konkursin inaugurues – dhe është bërë një nga ngjarjet muzikore vjetore më të njohura të Evropës. E nisur për të nxitur unitetin pas Luftës së Dytë Botërore,festivali ka evoluar me kalimin e viteve nga një festë balade e butë në një shfaqje të kuruar në detaj.