InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!-nga Erjona Rusi

21 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Më kanë përdhunuar vajzën! Do t’ua shqyej zemrat nga kraharori!-nga Erjona Rusi

Jooooooooooo, mos! Më kanë përdhunuar vajzën. Joooooo! Nuk po i besoja syve atë që shihja në lajme. Ishte fëmija im, drita e syve, dashuria më e madhe e jetës. Ma kishin përdhunuar. Po jepej në lajme. Po thonin emrin e saj, shkollën e saj, dhe më pas nxorrën 5 fytyra bishash që ma kishin përçudnuar të njomën time. Fillova të ulëras si e marrë, bërtisja “ma kanë përdhunuar vajzëëëëëëëën”. Nuk di sa kam klithur ndërsa më dolën sytë nga zgavrat, tëmthat nga çjerrja e zërit dhe shpirti prej kraharori. U ngrita e mora thikën, atë më të madhen që mbajmë në kuzhinë. “Do ti vras, do t’ua shqyej zemrat nga kraharori me duart e mia” e u nisa për ti vrarë që të pestë. Por një dorë më ndaloi e më shkundi fort. Mooooooos!

U ngrita e isha bërë qull në djersë. Makth…..shkova vrap te dhoma ngjitur e pashë vajzën time. Po flinte. U ula në tokë para krevatit e nisa të qaj si e çmendur. Nuk e di, nëse po qaja nga gëzimi që kish qënë ëndërr apo nga dëshpërimi se në fakt vajzën e kishin përdhunuar. Jo atë, jo vajzën time, por ama një vajzë vetëm 15 vjeç. Dritën e syve të një tjetër nëne, një njomëzake të cilën 5 burra shkonin njëri pas tjetrin dhe e shqyenin sa herë ndiheshin kafshërisht të eksituar.

Pastaj e pyta veten, po të kish qënë e vërtetë çfarë do të bëja? Do ti vrisja vërtetë? Joooooo! Jooooo, unë jam njeri, s’do arrija deri në atë kafshëri. Por mu duk se gënjeva dot veten. Ndërsa ripërjetoja ëndrrën, tashmë për së gjalli, në fakt, kisha vetëm urrejtje dhe doja vërtetë t’ua shqyeja zemrat. Doja ti masakroja me duart e mia, kur mendoja se si ata të pestë “kishin hyrë brenda trupit” të foshnjes time. Ju duket e tmerrshme apo rrënqethëse ti shqyesh zemrën dikujt? Po ato që ka përjetuar ajo vajzë në trupin e së cilës ata 5 monstra penetronin si kafshë të babëzitur njëri pas tjetrit? Po kjo ju duket llahtari?

Po Blerim Bizgjoni ju kujtohet? Natyrisht që jo, se çudia më e madhe në këtë vend vetëm 3 ditë zgjat. Blerimi është 46 vjeçari që mbajti për një muaj me dhunë shoqen e vajzës së tij 14 vjeçare dhe e përdhunonte natën kur familjarët flinin. Po kjo ju duket makabre? Po Elidon Xhaferri ju kujtohet? Edhe ai kishte abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë me vajzën e gruas. Po kjo ju duket e llahtarshme?

Shiheni edhe një herë fëmijën sonte që fle i/e qetë në krevat dhe pyeteni veten, çfarë do të bënit po të ishte fëmija juaj? A nuk do tja shqyenit zemrën? Dhe nëse nuk jeni ngopur me makabritete, shumë të tjera do ndodhin nëse nuk e kuptojmë që s’mund të rrimë. Përdhunimit dhe abuzimit seksual të fëmijëve u duhet dhënë përgjigjja më e tmerrshme, kastrimi, njëlloj siç veprohet me kafshët. Se për fat të keq nuk e rikthejmë dot dënimin me vdekje në këtë vend të dërrmuar nga krimi seksual.

Vetëm shkatërrimi i burrërisë mbase mund ti ndalojë këta kafshë që të përdhunojnë fëmijë të tjerë.

Të Lidhura

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025
Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025
Opinione

Farsa e shkarkimeve të Ramës për të mbuluar farsën zgjedhore të 11 majit 2025

12 Korrik, 2025
Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com