InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ndocaj: Masakra zgjedhore e 25 prillit, është “vula e turpit“! Shqiptarët harruan zullumet e panumërta të kësaj qeverie

13 Maj, 2021
in InfoPress, Opinione, Politikë
A A
Zgjedhjet e 25 prillit, reagon Eduart Ndocaj: Rama, mandatin e parë e fitoi nga qytetarët, mandatin e dytë e bleu me lekët e hashashit, mandatin e tretë…
Nga Eduart Ndocaj, sekretar i Përgjithshëm i ADK
Bashkëkombas të mi të dashur!
Për më shumë se 30 vite po gënjehemi me “lugën bosh“ të aspiratës integruese, dhe për këtë gjë, jemi përgjegjës ne, populli i thjeshtë, i cili vazhdon të ushqehet me dënglat dhe karagjozllëqet e klasës politike shqiptare, e cila në kurrizin tonë ka ndëtuar perandorinë e pushtetit të saj të majmur me pasuri përrallore.
Masakra zgjedhore e 25 prillit, është përfundimisht “vula e turpit“ e një qeverie që pasi ka degdisur shqiptarët në kufijtë e mbijetetësës, shfrytëzon popullin që kridhet në mjerimin ekonomik dhe që nuk gjykon përtej thesit të miellit duke ua blerë votën pa më të voglën kokëcarje të ligjit apo dhe të parimeve themelore të demokracisë.
Këto zgjedhje, ishin testi real i qasjes proeuropianiste të politikës shqiptare dhe duhej të ishin dëshmi e fundit të tranzicionit të tejzgjatur, por fatkeqësisht treguan të kundërtën.
Kryenarkoqeveritari Rama, me shpurën banditeske të tij, realizuan turpshëm skenarin e blerjes masive të votive të shqiptarëve, duke mundësuar kështu mandatin e 3 qeverisës. Shqiptarët harruan zullumet e panumërta të kësaj qeverie, harruan talljen e kryeministrit langaraq që pohonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës, kur ndërkohë shqiptarët përvitshëm largohen gjithnjë e më shumë nga Shqipëria; harruan cinizmin e “shëndetësisë falas“, ndërkohë që vendi ynë ka një shërbim shëndetësor të krahasueshëm me vendet më të varfëra të Afrikës; arsimi është në ditët e tij më zeza, mësuesit përballen me një kolaps total të politikave arsimore që vijnë si rezultat i paaftësisë së drejtuesve të dikasterit përkatës; ekonomia e vendit është në pikiatë të tmerrshme dhe sot, Shqipëria ka asfiksim total të sektorëve strategjikë, duke zhytur në krizë të thellë prodhimin vendas dhe burimet fitimprurëse.
Kjo panoramë, padyshim që i shkon përshtat oligarkëve, të cilët janë mbledhur rreth qeverisjes dhe po shijojnë thelat e pushtetit.
Miqtë e mi!
Ky pushtet duhet rrëzuar sa më parë!I mbajtur në këmbë nga krimi i orgnizuar, i cili po mban peng dhe ka vënë nën thundrën e tij qyetete kryesore, pushteti i Edi Ramës, tashmë është rrezik kombëtar.Nëse ndër shqiptarë, ka ende njerëz që e duan vendin e tyre dhe kuptojnë rrezikun e këtij pushteti, duhet të ngrihemi dhe përmes fuqisë sonë të bashkimit, të shporrim bandën e grabitjes së shqiptarëve, dhe të rivendosim përmes vullnetit të lirë, pushtetin që i takon sovranit! Koha nuk pret! E pasnesërmja është larg! Demokracia, si pushtet i popullit, kërkon reagimin e popullit, ndaj le të kuptojmë rëndësinë e votës së lirë si premisën e duhur të pushtetit legjitim.

Të Lidhura

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com