Duka uroi PS për fitoren| Reagon Këlliçi: E turpshme, mezi paskan pritur të mbarojë gara

Kryetari i PAA, Agron Duka ishte i pari nga kampi opozitar që uroi Partinë Socialiste për fitoren.

Por për kandidatin për deputet të PD, Belind Këlliçi, ky ishte një veprim i turpshëm.

Gjatë një interviste në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, Këlliçi deklaroi se duhet të miratohet një Kod i ri Zgjedhor sepse njerëz që nuk mbledhin as një mijë vota, bëhen deputetë.

“PD u dha mundësinë disa personave që nuk kanë bërë as një mijë vota, të futen në listat e sigurta të PD dhe nuk kanë bërë asgjë. E turpshme. Kjo nuk është normale, me zor paskan pritur të mbarojë gara dhe të urojnë. Nuk është normale dhe uroj që puna e parë e ardhshme e Parlamentit të ri, të jetë hartimi i Kodit të ri, kemi njerëz me 5 mijë vota që janë jashtë Parlamentit dhe deputetë me 600 apo 800 vota në Tiranë. Nuk është normale, nuk mund të jetë normale.”

Kreu i FRPD shtoi se Partia Demokratike do të hartojë një raport, për të faktuar të gjitha denoncimet për blerje dhe manipulim votash. Belind Këlliçi pritet të ulet në karrigen e deputetit për herë të parë, pasi ia doli të grumbullojë 11.581 vota në garën në Tiranë