Procesi i numerimit te votave ka perfunduar tashme dhe opozita rezulton e humbur. Me gjithe pritshmerite, opozita se bashku ka arritur ne kuoten e vetem 63 mandateve. Shume pak duke marre parasysh 8 vite qeverisje shume negative te Rames.
Por cilet jane faktoret qe e cuan ne humbje opoziten?
A mund te kishte prodhuar me shume mandate nese do kishte perdorur strategji tjeter? A eshte Basha fajtor per humbjen? Dhe c’duhet bere tani e tutje? Arsyet e humbjes jane te brendshem e te jashtem. Ne faktoret e jashtem kemi faktore te ligjshem dhe faktore qe klasifikohen ne krime zgjedhore. Le ti marrim me radhe. Se pari te analizojme faktoret qe nuk lidhen me opoziten. Jane te shumte.
Nga opozita pritej shume, sidomos nga perceptimi se qeveria Rama ishte ezauruar. Por a mos u treguam naive ne si qytetare dhe vete opozita? Mendoj se po. Opozita u perball me nje makinacion te tere shteteror. Eshte nje inxhinieri e tere e mbeshtetur fuqimisht nga axhenda te huaja (axhenda Soros). Eshte po ai makinacion qe arriti te mundte ne Amerike presidentin Trump, me te suksesshim e dekadave te fundit. Qeveria kishte ne dore te gjitha mjetet per te bere nje kalkulim shume te sakte te votave ne cdo qark. Patronazhistet ishin faktor ndihmues, por jo te vetmit.
Duke ditur votat ne cdo qark, diferenca eshte e lehte per tu menaxhuar. Si? E thjeshte fare, bli aq sa te duhen? Dhe ne jemi popull qe blihemi lehte. Gjithashtu qeveria perdori nje makinacion te tere propagande, gje qe opozita nuk e beri. Opozita doli ne fushate me programe. Ne shqiperi nuk funksionojne me programet qe nga viti 2005. Propaganda ben pune. Rama e njeh mire popullin shqiptar dhe e di cfare do populli te degjoje.
Te gjithe ministrat perdoren mjetet shteterore per te bere fushate, gje qe eshte e jashtligjshme. Pandemia dhe termeti ishin dy faktore te tjere, qe jo vetem e mbajten ne pushtet Ramen deri ne fund te mandatit, por i dhane dhe nje te trete. Rama e paraqiti veten si shpetues i kombit ne te dy rastet, e ne te dy rastet populli e besoi. Menaxhimi i pandemise ishte serish loje e kopjuar nga Amerika.
Loja me shifrat e te prekurve, goditja e opozites kinse po perhap virusin me mitingje, nderkohe qe mbreme ishin vete ata qe u mblodhen ne miting sikur virusi te ishte zhdukur me magji. Propaganda me porte e aeroporte, me spitale te financuara nga Turqia qe ngjajne me shume si stalla derrash e gjithefaresoj modeli tjeter propagande. Pervec propagandes Rama perdori fuqimisht edhe diversionin. Ai nuk e sulmoi ne asnje moment Bashen, perkundrazi e ftoi per bashkepunim.
Sulmi i Rames drejtohej kunder Metes e Berishes. Ky rezulton te jete faktori me rezultativ per te ulur numrin e votave te opozites. Populli e urren Ramen dhe dicka me pak edhe Berishen e Rama e di kete gje. Duke e lene ne hije Lulin, ai beri te besohej qe nuk ka gare. Luli dhe njehere nuk e lexoi situaten dhe vazhdonte me programe. Programet e Bashes jane te mira, por populli nuk do programe, do show kllounesh.
Fatkeqesisht ky popull jemi. Rama dilte me shume pak mbeshtetes ne fushate, per te krijuar idene qe kishte marre fund, nderkohe makinacioni punonte ne fshehtesi te plote. Ju kujton dicka kjo situate? Fushata Biden. Pervec sa me siper, per te qene te sigurt per fitoren, socialistet futen ne loje dhe faktorin vjedhje dhe manipulim. Kjo gje u be kryesisht me nxjerrjen e fleteve te votimit fiktivisht te pavlefshme.
Personalisht dyshoj dhe per vota te hedhura ne kuti fiktivisht apo per persona qe kane votuar ne emer te personave te tjere. Fakti qe KQZ nuk e nxorri numrin total te votuesve qe diten e pare, kur kishte mundesu ta nxirrte, le hapesire perdyshime.
Faktor tjeter shume ndikues eshte ndikimi tek administrata publike nepermjet presioneve per largim nga puna. Askush nuk ka guxuar as ta mendoje te votoje kunder Rames. Ne kushtet kur opozita nuk ka thuajse asnje mbeshtetes te vetin ne administrate, behet e veshtire per te rikuperuar ate disavantazh. Ketu faji normalisht qe eshte dhe i opozites qe dorezoi bashkite ne 2019. Por presioni ka qene dhe mbi qytetaret ne forma nga me te ndryshmet.
Ngjarja e Elbasanit prodhoi gjithashtu nje efekt negativ per opoziten. Perballe ishin Struktura e Vjedhjes se Votes me Strukturen e Mbrojtjes se Votes. Per fat te keq te dytes ju faturua nje vrasje dhe Rama nuk humbi kohe ta cilesonte si organizate terroriste. Populli, besoi Ramen, pra besoi qe ata qe mbrojne voten jane cunat e keqinj. Propaganda beri serish te veten. Faktori i fundit qe dua te permend nga faktoret e jashtem eshte moslejimi i emigranteve per te votuar. Largimi i qindra mijera te rinjve nga vendi ka bere qe fuqia e opozites per te ngritur shume elektorat te dobesohet.