Nga Hamdi SKEJA
Më ndjeni kur vendosa të sjell ketë shkrim (të fundit parazgjedhjeve) jam menduar gjatë. Gjithsesi, do t’ju sjell disa arsye krejt njerëzore me ndjenjën më të thellë dhe më të pastër të një individi që prej të paktën 8 vjet pushtet të Rilindjes, kam bërë Opozitë.
Kam bërë opozitë sepse e ndjeja si detyrim qytetar. Sepse edhe ne që nuk kemi qënë, as nuk jemi, as nuk do jemi, (në poste politike) kemi të drejt të rebelohemi ndaj pushtetarëve që nuk janë të denjtë për të na qeverisur.
Pavarësisht se i kam nisur rebelimet e mia herët, mirëpo rrjetet sociale sigurisht na bënë më të njohur.
Luftën time (shumë shpirtërisht) e kam nisur si fillim me ish-ministrin Ilir Beqaj, kur unë jetoja spitaleve me ditë, javë, muaj dhe se i gjeta numrin e kontaktit Beqaj-t dhe i kërkova ndihmë për djalin e madh, por heshti.
Nuk është e lehtë, të presësh heshtjen e dikujt që është në një post pikërisht për jetën tonë, për jetët tona.
Atëherë, nisa edhe unë luften time.
Nuk ishte luftë për pushtet, ishte luftë për një jetë njeriu.
Më pas nisa të sulmoj politikan të tjerë, nga Presidenti, e deri te ministrat, apo edhe disa media (mender me thënë).
Por, kur nis një luftë e nis vetëm dhe më pas rrugës ndeshësh me dhjetra e dhjetra politikan, zyrtarë dhe pseudomedia që janë krahu i pushtetit, deri te viktimat e tyre. Që të sulmojnë me çdo mjet turpi. Madje deri në kërcënime më jetë dhe familje.
(Shumë prej jush nuk besoj ta kenë provuar ketë që ti vësh në gjumë fëmijet me frikë, apo të nisesh për punë me frikë se mos të del ndonjë dhe të copton në dru)
Gjithsesi, ja kam dal. Sesi ja kam dal ju e dini disa. E them me bindje që kam fituar.
Shpesh më kanë etiketuar se unë paguhem nga Sali Berisha, nga Lulzim Basha etj. T’ju them diçka të vërtetë, prej zemres (natyrisht nëse e kuptoni të gjithë ZEMREN).
Unë nuk jam takuar kurrë as me Berishen as me Bashen.
Madje, kur i’u kërkova politikaneve ndihmë për djalin, Basha nuk u përgjigj. (Ashtu siç janë edhe të shkruara në media online)
Kam lënë mbi 5 takime te Selia e PD-s, por kurrë nuk u realizua ai takim.
Ose Basha ka refuzuar takimin me mua, ose zonja që rri në hyrje të selisë nuk ja ka çuar kurrë.
U’a thashë ketë që të jeni të qetë, që jam kaq i pastër në shpirt, dhe në fjalë, sa shumë do mbeteni të habitur.
Por po i kthehemi opozitës që kam bërë.
E kam bërë siç e kam ndjerë. Kam edhe ndërgjegjen e pastër që t’ju them, që nuk ka qënë Opozitë përfekte, sepse ka patur raste edhe e kam tepruar me fjalorin, apo me rebelimin.
Dikush mund të pyes,
-A je penduar, Hamdi?
Përgjigjia ime është: jo, kurrë.
Sepse në keto vite të Rilindjes në pushtet na janë bërë shumë padrejtësi. Na kanë vjedhur , rrahur, keqtrajtuar, keqqeverisur, na kanë poshtëruar, na kanë shkatërruar keqas dhe turpërisht.
Na kanë vjedhur xhepat dhe jetët! Nëse ndonjë nga ju nuk e ka ndjerë, atëherë unë po. (Madje, kanë tentuar t’më mbajnë edhe një pjesë të pensionit të llumtë që merr djali, e pavarësisht se unë i rimora me forcë dhe me fakte).
Këto kohë është një kohë zjarresh për fushatat, e kështu që, e kam bërë edhe unë sipas mënyrës që di!
Por, me vërtetësinë e një qytetari, me ndershmërinë e po të një qytetari ju them prej zemres.
-Vota kundra Rilindjes është shpresë!
Atëherë, jo se unë i besoj të gjitha fjalimet, premtimet apo shtrëngimet e duarve. Por siç e kam cituar para ca ditesh që besoj se, kjo qeveri që do vij, nuk do jetë perfekte, ama do jetë 10 herë më e mirë sesa Rilindja. Kjo më jep besimin prej disa Kandidatëve që janë. Natyrisht, nuk pajtohem plotësisht me listat, kam rezervat e mia. (Madje të pakten 3 persona duhet të ishin në lista. Dy zonjusha dhe një djalë). Por kjo tashmë nuk ndryshon asgjë edhe sikur ti përmend!…
Kam takuar dhe telefonuar disa persona të cilet i njoh për tu siguruar që votat e tyre do të ishin kundra Rilindjes. Madje, disa do vijnë edhe nga jasht shtetit.
I zoti i një familje një ditë më mori në Celular dhe më tha:
-Hamdi, të kam ndjekur në çdo publikim tëndin dhe kam vendosur do vij të të mbeshtes me votë, sepse gjë tjetër nuk kam çfarë të bëj. (Pasi ai prej 20 vitesh jeton jasht shtetit) Mu bë zemra mal.
Besomëni, për vjedhët, shtypjet, përçmimet, talljet, burgosjet, për gënjeshtrimet dhe vjedhjet e votave e gjithçka tjetër që kanë bërë, vota kundra tyre është vota për një shpresë të Re!
A do vij ajo shpresë apo jo, kjo mbetet për ta analizuar ju dhe për t’u ngritur me 25 Prill dhe të shkoni për të dhënë vullnetin e juaj!
Data 25 Prill është dita dhe data për të tentuar, për të ndryshuar jetesen tonë, që akoma nuk kemi ikur nga ky vend!…
25 Prill, është dita e shuplakave të njëPopulli për një qeveri krimi krijuar nga kriminelat!











