InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri !”

18 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri !”

Nga Elvira Dones

Ditë pushim është. Rri robi në shtëpi të vet, ende në pizhame. Ca metra poshtë shtëpisë kullotin ca lopë zvicerane, të bukura e të shëndetshme si mosozot.

Jeton robi prej 32 vitesh larg vendlindjes. Dhe mëson që paska një patronazhiste në Shqipëri, njëfarë Tefta Haxhiaj. Kaq di për të tani – kushedi ç’të tjera kanë mbi mua nëpër ato dosjet e tyre, të qëna e të paqëna.

Por këtë Teftën dua ta ndihmoj, të shkretën. Kështu që ja ca të dhëna të tjera për Teftën dhe shefat e saj.

Elvira Zija Dones, persona non grata për Rilindasit. Non grata edhe për paraardhësit e rilindasve, por kjo pak rëndësi ka. Një “qenushkë” pa zinxhirë, përkthim aktual: Kjo NUK na do! Na doli kallp, so, keep an eye on her.

Dua t’i ndihmoj: numri i këmbës 38 – rritur në vitet e fundit ngaqë E. Dones vrapon shumë kilometra çdo ditë, dhe si gjithë vrapuesve të thekur i është rritur numri i këmbës nga 37 në 38.

Shenja të tjera të veçanta: martuar me një burrë me mjekër, gazetar zviceran, një “ujk i vjetër” që për fatin e keq të rilindasve lexon e kupton shqip, dhe kjo NUK “na leverdis”. (Këtë po e shtoj nga xhepi, të kuptohemi: Tefta Haxhiaj nuk e ka shkruar të zezë mbi të bardhë . Por tashmë – me “fantazinë” e shkrimtares – nuk e kam të vështirë ta imagjinoj.)

Në atë vendin tonë s’ka fare nevojë që Shefi i madh të japë urdhëra; mjafton një ngritje vetulle, si ngrihet shefi në mëngjes, o burra t’ia kënaqim vetullën.

Shenja të tjera të veçanta të E. Dones për “patronazhisten” Tefta. Tefta “shpirt”, me siguri monetarisht je më e pasur se unë. Kam dy palë pantallona jeans, pesë bluza, por dhjetë palë atlete Nike.

Jetoj me qera – si pjesa më e madhe e zviceranëve.

Shenjë tjetër: jam shumë e aftë në kuzhinë.

Nëse Tefta ka nevojë për të tjera të dhëna, jam e gatshme t’ia jap.

E fundit fare, nuk kam afiliacion partiak në Shqipëri. Fakti që “rilindasit” tradhtuan çdo shpresë të shqiptarëve që i votuan – in maniera plebiscitaria – në 2013, nuk do të thotë që unë respektoj opozitën qesharaka të Lulzim Bashës&Co.

Mendoj që çdo establishment politik/qeveritar në këto tre dekada, nuk ka bërë asgjë në interes të atij populli: e ka manipuluar, shfrytëzuar, shantazhuar. Por nuk i ka shërbyer.

Pra e dashur Tefta, “patronazhistja” ime, më ven keq për ty. Po pate hall për të tjera informacione mbi mua, t’i jap. Për shembull, borzilokut nje herë në 10 ditë, kur ta ujisësh, hidh në gotën e ujit nje lugë gjelle kos. Është një fertilizator i shkëlyer.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com