InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha i përgjigjet “JO” sërish Ramës: Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve

17 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Basha i përgjigjet “JO” sërish Ramës: Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve

Delvina ishte këtë mëngjes ndalesa e dytë e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kryedemokrati ka bërë me dije se do të jetë sot në 9 qytete të Shqipërisë si simbolikë e numrit 9 të PD në fletën e votimit.

Pas Sarandës, ku nisi turin, Basha zhvillo takim edhe me mbështetësit e tij në Delvinë.

Teksa kërkoi votën për ndryshimin, Basha kishte gjithashtu edhe një thirrje për socialistët e zhgënjyer nga qeverisja në këto tetë vite. Basha u kërkoi atyre të bashkohen me ndryshimin, duke i cilësuar si dyfish më të zhgënjyerit.

Gjithashtu, kreu i demokratëve i tha sërish “jo” nga Delvina kryeministrit Rama për ftesën e këtij të fundit për bashkëpunim. Basha tha se koha e tij ka mbaruar dhe se shqiptarët do ta largojnë me votë.

Fjala e Bashës:

Jam i lumtur që ndodhem këtu në rrugëtimin tonë nga Jugu në Veri. Në 9 ndalesa njësoj si 9 shifra jo, 9 e ndryshimit më 25 prill. Kudo ku kam qenë këto javë prek entuziazmin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim.

Padurimin e nënave për ndryshim për fëmijët e tyre. Prek padurimin baballarëve për të bërë realitet shpresën dhe padurimin e të rinjve, entuziazmin e tyre. Dita po vjen, për ta hapur sëbashku rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa.

Ndryshimi ndihet kudo. Në sytë dhe zemrat tuaja shpresa tashmë ka mbërritur. Është e pandalshme që Delvina dhe Shqipëria të kthehet të zotërit e saj që jeni ju. E shoh dhe e prek edhe tek socialistët e thjeshtë që njësoj si qytetarët e tjerë kanë ndarë të njëjtat vuajtje.

E kanë ndjerë dyfish dhimbjen sepse kanë punuar për PS dhe sot janë dyfish të zhgënjyer. Ju them sot socialistëve ngrijeni kokën, bashkohuni me ne. Bëhuni pjesë e ndryshimit. Ejani të votojmë për numrin 9 ta ndryshojmë Shqipërinë. Bashkë për ndryshim, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën. Të votojmë numrin 9 dhe të hapim rrugën e mirëqenies.

Ne kemi një plan që do të mundësoje që banorët punëtorë të Delvinës dhe Shqipërisë të gëzojnë frytet e djersës së tyre. Kjo tokë e lashtë ka thesare. Qeveria në ikje e bëri naftën më të lirë për jahtet sesa për fermerët.

Projektin që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vendnumëro. Për tetë vite e la atë projekt në baltë. Dhe tani ka guximin të vijë dhe të kërkojë edhe katër vite të tjera. E la vendin tonë në errësirë dhe varfëri.

Mos ia hapni derën ndryshimit për herë të tretë. Ne do ta bëjmë realitet hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para. Ai e kupton se ne mund të bëjmë realitet dhe tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes sonë.

Përgjigja ime nga Delvina është jo nuk ka për të ndodhur. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, erdhi dita për votën tuaj. Në familjet tuaj, në pronat tuaja, në këtë trevë të mrekullueshme ndryshimi nuk vjen pa larguar Edi Ramën.

Le të bëhemi bashkë, krah për krah si një familje e madhe duke përfshirë mijëra socialistë të ndershëm, le tu themi se ndryshimi që do vijë nuk do të na ndajë por do të na bashkojë. Unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë, Donald Trump propozon gjeneralin në pension Eric P. Wendt

14 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 14 prill 2024

14 Prill, 2026

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com