InfoPressAlbania pesë ditë më parë realizoi një sondazh mbi zgjedhjet parlamentare me pyetjen: Kush do të jetë kryeministër i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 Prillit?
Sondazhi ka mbaruar vetëm pak orë më parë dhe me një diferencë të madhe votash, qytetarët kanë zgjedhur si kreun e ri të qeverisë shqiptare kryedemokratin Lulzim Basha.
Nga votat që janë mbledhur gjithsej gjatë këtyre ditëve, Lulzim Basha kryeson me 74% të votave, ndërsa kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vetëm 26% të votave.
Nëse bazohemi në shifrat e këtij sondazhi, rezulton se pas 25 Prillit do të ketë rrotacion në qeveri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të jetë kryeministri i ri i vendit!











