InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Ish ministri Bushati: PS-ja e kthyer në parti të oligarkëve…

15 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Përplasja e Ditmir Bushatit me Ramën, zbardhet DEBATI në PS: S’mund të vendosësh të larguarit e LSI-së para anëtarëve të Kryesisë (E PLOTË)

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te votohet akti normativ i qeverise per ndryshimin e buxhetit te vitit 2017. /r/n/r/nAlbania's Prime Minister Edi Rama, Foreign Minister Ditmir Bushati, during a parliamentary session, where the normative government act on amending the 2017 budget is expected to voted.

Ish-ministri socialist tha se ekonomia është përqendruar në duar të pak biznesmenëve, të lidhur me qeverinë dhe se PS-ja ka tradhtuar socialistët e thjeshtë, të cilët janë lenë papunë dhe pa përspektivë, sikurse krejt shqiptarët. Po kështu në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale për çdo qytetar, ish-ministri shtoi se duhej që prokuroria të bënte arrestime.

Ish-ministri Ditmir Bushati u la jashtë listave kandidatëve për deputetë nga Edi Rama duke synuar t’i ndërpresë karrierën politike një prej figurave të reja më premtuese në Partinë Socialiste. Ish-ministri në tetë vite nuk u përfol për korrupsion apo abuzime, por në debatin për ndarjen e Kosovës mbajti një qëndrim prej shtetari dhe patrioti, ndaj në shenjë hakmarrje u zëvendësua në garën e 25 prillit me kandidatë anonimë, drejtorë të tenderave dhe njerëz që as socialistët nuk i njohin. Veç largimit nga gara, Ditmir Bushati po përballet dhe më një bojkot të mediave pro qeverisë dhe anashkalim të tezave apo ideve të tij për të majtën dhe PS. Shkurt Edi Rama ka urdhëruar që Ditmir Bushati të fshihet nga historia e kaluar dhe kuptohet nga projektet e ardhshme në PS.

Ndaj ish-ministri ka zgjedhur që të komunikojë me qytetarët në rrjetet sociale duke shpalosur idetë e tij politike për të majtën, fushatën elektorale dhe debatet kryesore në vend. Dje, ka ftuar qytetarët që ta ndjekin në Instagrim dhe iu është përgjigjur pyetjeve të të majtëve dhe të djathtëve që i kanë kërkuar mendim. Në përgjigjet e tij, Bushati ka folur hapur, pa sharje dhe qejfmbetjet ndaj PS, por ka treguar të vërtetat që sipas tij dëmtojnë sot PS dhe gjithë politikën. I pyetur se cilat janë planet e tij për politikën, Bushati ka deklaruar se do të vijojë të jetë në politikë dhe të punojë për PS, e cila duhet të jetë ndryshe nga Partia Socialiste që drejton sot Edi Rama. Bushati tha se PS ka nevojë të organizohet ndryshe, të kthehet të boshti i vlerave të majta dhe të ketë rregulla bashkëjetese. Sipas, tij këto rregulla janë deformuar në PS dhe kanë nevojë të rikthehen në mënyrën me moderne të mundeshme. Në qëndrimin e tij, Ditmir Bushati bëri dhe një akuzë të hapur për Edi Ramën duke deklaruar se sot socialistët janë ftuar të votojnë njerëz që kanë vjedhur vota. “Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në partinë Demokristiane dhe sot janë me PS”,- u shpreh Ditmir Bushati. Deklarata e Bushatit, e thënë ndryshe është një akuzë e fortë ndaj Edi Ramës, i cili rezulton se ka mbledhur llumin dhe emrat më problematikë për partive të tjera për të vjedhur votat. Kjo nuk ishte akuza e vetme e Ditmir Bushatit në qëndrimet djeshme. Ish-ministri ka kritikuar hapur dhe modelin ekonomik të Edi Ramës. Sipas tij, debati për taksat sot nuk ka vlerë, për sa kohë që ekonomia është në duart e pak njerëzve, ose të shtuquajturëve oligarkë. “Sot dëgjojmë një debat në lidhje taksimin, për mua është debat fals se kryesore janë themelet e shtëpisë sonë dhe më pas mund të mendojmë edhe për dritaren dhe çatinë. Ne kemi nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish, për të çliruar garën në ekonomi, për të çliruar garën në administratë publike”,-tha Bushati. Ish-ministri ka sulmuar kryeministrin edhe për çështjen e skandalit të përdorimit të të dhënave personale nga PS. Sipas tij, kjo çështje duhet të kishte ngritur në këmbë gjithë institucionet e sigurisë, pasi kemi të bëjmë me keqpërdorimin flagrante të informacioneve private. Bushati tha se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe vjedhja e të dhënave personale është një çështje e sigurisë kombëtare. “Ne jemi një vend anëtar i NATO-s ndaj nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik. Edhe unë kam pasur të dhëna, por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues”,- tha Ditmir Bushati.

Ditmir Bushati la të kuptohej se PS-ja ka nevojë të kalojë në opozitë që të ribëhet me themele të së majtës

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com