InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Basha në njësinë 9 në Tiranë: Projekti i bukur i Bulevardit të Ri do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar

15 Prill, 2021
in InfoPress, Politikë
A A
Basha në njësinë 9 në Tiranë: Projekti i bukur i Bulevardit të Ri do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar

• Basha në njësinë 9: Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin.

• “Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike”. Basha i përgjigjet Ramës: Nuk mund të ketë kurrë, kurrë, bashkëqeverisje me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga banorët e njësisë 9 në Tiranë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i opozitës shprehu zotimin se projekti i Bulevardit të Ri do të përfundojë ashtu siç ishte planifikuar kur ishte në Bashki. Duke i falënderuar për mbështetjen masive që po i japin ndryshimit, Basha përsëriti se jargavitja e Ramës për bashkëqeverisje nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë, pasi ndryshimi vjen vetëm me largimin e tij.

Lulzim Basha: Mirё se iu gjej vëllezër dhe motra. Mirё se iu gjej zonja dhe zotërinj. Mirё se iu gjej tё rinj he tё reja. Vogëlush. Faleminderit ju pёr mikpritjen. Ky ёshtё vendi pёr t’iu thёnё jo vetёm ju banorëve tё kësaj zone, jo vetёm qytetarëve tё Tiranës por tё gjithё shqiptarëve. Ju e dini, 8 vite nuk kanё bёrё asgjë. Edhe ky projekt ёshtё njё projekt qё ne e hartuam bashkё me partnerët tanё nё njё konkurs ndërkombëtar e financuam, nisëm ndërtimin dhe e bllokuan. E mbani mend apo jo? E bllokuan e tjetërsuan dhe tani po përpiqen qё tё grabisin trojet pёr përfitimet e tyre. Por ne nuk do ta lejojmë. Ky projekt i bukur do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar, me gjelbërim dhe parqe, me zhvillime për ju dhe fëmijët tuaj dhe duke respektuar pronën e gjithsecilit.

Këtu është vendi për të thënë, 8 vite me radhë, asgjë për njerëzit, asgjë nuk bënë për ju, asgjë për qytetarët e Tiranës. Vetëm grabitje, vetëm korrupsion, vetëm tjetërsim pronash për të mbushur xhepat e klientëve. Ndaj, 8 vite dështim dalin e mjaftojnë apo jo? 8 vite dështim dhe po ju troket prapë në derë. Thotë më hapni derën. A do ja hapni derën? Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, ndaj, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe një vullnet, ndryshim, Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën.

Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9. Vota për numrin 9-të me 25 prill, vota për aleancën për ndryshim është garancia e vetme për ndryshimin. Është garancia për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos harroni 25 prilli nuk bëhet për partitë, 25 prilli bëhet për qytetarët! Me 25 prill, ju keni në dorë veten tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj! Mos i lini në baltë, mos i lini të largohen! Jepini mundësinë për arsim dinjitoz, jepini mundësinë t’ju krijojnë vende pune këtu, që të mos ju largohen nga shtëpitë tuaja dhe ju të rinj, jepuni mundësinë prindërve tuaj ta ngrenë kokën dhe jepini mundësinë t’ju rrisim pensionet! Të tjerat janë broçkulla si ato që aktrojnë me shumicë këto tetë vite por asgjë nuk është bërë realitet për ju, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, ndaj mos harroni, e vetmja mënyrë për ndryshim, me 25 prill, të gjithë në kutitë e votimit, votoni numrin 9!

Shqipëria fiton!

1 152

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com