Lideri demokrat Lulzim Basha është pritur mes brohoritjesh për fitore, por edhe thirrje “Rama Ik”, në njësinë 8 në kryeqytet.
Një i moshuar, i kërkoi Bashës që t’ia ruaj votën, pasi frika e tij qëndronte se mos ia “vidhnin”.
Ndërkohë kryedemokrati, tha se askush nuk do të vjedhë të ardhmen e fëmijëve.
I moshuari: Ruani votën se do na e vjedhin.
Lulzim Basha: S’do të na vjedhin asgjë, nuk e rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë.











