Kandidatja e Aleancës “Demokracia e Re”, Flora Nika, e cila kandidon në qarkun e Tiranës, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të shtresës së të persekutuarve politikë, me të cilët ka ndarë mendimin e njëjtë për nevojën e madhe që ka Shqipëria për një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe të sistemit të përfaqësimit.
Në këtë takim, kandidatja Nika, parashtroi disa pjesë të programit të Aleancës “Demokracia e Re” dhe vendin që ka tek ky subjekt shtresa e të përndjekurve politikë si kategori fisnike që nuk u përkul përballë diktaturës më të egër të Evropës.
Kandidatja Nika, pohoi në takimin nevojën e madhe që ka shoqëria shqiptare për një rrotacion politik, dhe se ajo vjen në këtë garë si potencial konkurues dhe me program të qartë dhe alternativë konkrete që i shërben qytetarit shqiptar dhe perspektivës zhvillimore të vendit.
Gjatë bashkëbisedimit, pati ide dhe mendime të përbashkëta, dhe në fund të takimit kandidatja Flora Nika mori garancitë e mbështetjes me votë nga shtresa e të persektuarve dhe e të përndjekurve politikë.











