Flora Nika, biznesmenja që kandidon në qarkun e Tiranës për Aleancën Demokracia e Re, me ambicien për të qenë nëj zë ndryshe, si dhe me synimin për të afirmuar vizionin e saj, si një intelektuale që spikat më vlerat profesionale, iu është drejtuar zgjedhësve të qarkut, me një mesazh të qartë, duke kërkuar mbështetjen për siglën që përfaqëson, si dhe për numrin rendor 12, që korrespondon me emrin e saj.
Në thirrjen adresuar zgjedhësve të qarkut Tiranë, kandidatja Flora Nika, nënvizon se vota për Aleancën Demokracia e Re, nënkupton votën e nevojës për ndryshim, dhe se politika shqiptare ka domosdoshmëri përfaqësimin në Kuvendin e Shqipërisë të këtij subjekti, që më shumti ka në fokus, njerëzit e thjeshtë dhe problematikat e tyre.
Nika, nuk ka lënë mënjanë dhe apelin për të votuar numirn rendor 12 tek Aleanca Demokracia e Re, që përkon me emrin e saj, si mundësinë e afirmimit të një profili qytetar, dinjitoz dhe me integritet profesional, pasi politika shqiptare është ngërthyer në hallkat e oligarkëve që kontrollojnë gjithcka dhe nuk i lënë frymëmarrje të lirë ekonomisë shqiptare.
Znj. Flora Nika, biznesmene e suksesshme në fushën e agjencionit turistik, vjen në këtë fushatë si kandidate e Aleancës Demokracia e Re, duke patur synime dhe ide të qarta, si dhe me një reputacion të madh që e bën atë kandidate potenciale.
Postimi i kandidates Flora Nika:











