Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë sot do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 12°C.