Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është pritur nga qindra e qindra qytetarë në Peshkopi dhe ka mbetur i befasuar para një entuziazmi aq të madh të cilin e quajti “uragan”. Në sheshin e qytetit, Basha ka marrë një zotim të fortë për të rikthyer aty filialin e universitetit, të cilin ua mbylli qeveria “Rama”.
“Ballë përballë jeni ju, shumica dërrmuese e dibranëve, demokratë e socialist të këtu së bashku, kundër Shqipërisë së terrorit, frikës dhe arrogancës qeveritare, – tha Basha. – Është Dibra dhe Shqipëria e shpresës, e besimit, e ndryshimit, e fitores! Së shpejti do ta rimarrë vendin që i ka takuar prehistorisë dhe mençurisë dibranëve në çdo fushë, duke nisur me rihapjen e filialit të Universitetit këtu në Peshkopi.
Me të drejtë është krenari kombëtare e mençurisë që siç e tha dhe një nga intelektualët më të shquar dibranë, Dibra ka qenë universitet para se të kishte universitet, e pra, do ta kthejmë prapë universitetin.