InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

A mund të thirret “fitore” në përballjen me covid-in?!

10 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Vaksina anti-covid, çfarë rrezikon në Shqipëri?

Nga Erion Dasho/

Në një mënyrë apo një tjetër, vendet e zhvilluara po shkojnë drejt situatës ku një numër i madh i qytetarëve të tyre do të arrijnë së afërmi imunitetin ndaj virusit SARS-CoV-2.

Rrugët për ta arritur këtë janë dy, imuniteti natyror (pasi personi kalon sëmundjen) dhe imuniteti artificial (nëpërmjet vaksinës).

Izraeli është kthyer tashmë në një “laborator” gjigand ku do të testohet në mënyrë të besueshme roli i vaksinave në ecurinë e mëtejshme të epidemisë. Me 95% të popullatës adulte të vaksinuar me një dozë dhe 88% të vaksinuar me dy doza, Izraeli është vendi i parë në botë që arrin imunitetin e grupit nëpërmjet vaksinës.

Shqipëria nga ana tjetër, po e arrin imunitetin e grupit nëpërmjet dhimbjes së përballjes me virusin. Duke u nisur nga 9 mijë vdekjet e konfirmuara prej COVID-it dhe duke u bazuar tek shkalla tashmë e pranuar e vdekshmërisë prej 0.6 deri 0.9%, rezulton se në Shqipëri e kanë kaluar COVID-in midis 1 dhe 1.5 milion shqiptarë.

Në raport me popullatën e përgjithshme, virusi në Shqipëri ka “vaksinuar” midis 35 dhe 55% të popullatës. Paralelisht gjatë dy javëve të fundit janë aplikuar 250 mijë vaksina duke arritur rreth 8.9% të popullatës.

Këta persona pritet të marrin edhe një dozë të vaksinës dhe dy deri tre javë pas marrjes së dozës së dytë do të quhen të imunizuar.

Duke llogaritur se një pjesë e madhe e të vaksinuarve e kishin kaluar sëmundjen, vlerësohet se fushata e vaksinimit do ta shtojë numrin e të imunizuarve me rreth 5-6%, për të arritur në mes të muajit maj një shkallë kombëtare imunizimi rreth 40 deri 60%.

Ç’ndodh me një vend që arrin imunitetin e grupit?

Në teori, nuk duhet të ketë më raste ose vdekje nga COVID.

Praktikisht, siç tregon shembulli i Izraelit, ndonëse numri i rasteve dhe i vdekjeve ka rënë ndjeshëm, ai nuk është zeruar.

Gjatë javës së parë të prillit, Izraeli pati mbi 2 mijë raste të reja me COVID dhe 70 vdekje. Përvoja izraelite tregon se duhet pritur disa javë ose edhe muaj pas arritjes së imunitetit të plotë të grupit për të patur një zerim të rasteve dhe vdekjeve. Në Shqipëri, ku maji pritet të na gjejë me imunitet grupi prej maksimumi 60%, situata do të jetë akoma më delikate dhe do të kërkojë ende kujdes.

A ka faktorë të tjerë që do të ndikojnë në situatën e COVID në botë dhe Shqipëri?

Vera pritet të sjellë një rënie të përhapjes së virusit, sikundër ndodh me gjithë viruset e tjerë respiratorë. Gjatë vitit 2020, ekspertët e Johns Hopkins përllogaritën se vera mesdhetare do ta ulte transmetueshmërinë e SARS-CoV-2 me rreth 30% dhe ky parashikim u vërtetua në praktikë.

Nga ana tjetër, imuniteti i grupit dhe sezonaliteti do të kenë edhe “kundërshtarët” e tyre, ku më kryesorët janë:

1. Një numër personash do ta refuzojnë vaksinimin duke bërë që mbulesa vaksinale të mos e arrijë 100%-in si në Izrael.

2. Jo të gjithë vaksinat kanë të njëjtën efektshmëri. P.sh. efektshmëria e CoronaVac që përdoret në Shqipëri luhatet midis 50% dhe 80% në varësi se cilat prova klinike merren si pikë reference.

3. Në vendet ku virusi përhapet lirisht (sidomos disa vende të Afrikës dhe Amerikës Latine) pritet të ndodhin mutacione të reja të cilat do ta anashkalojnë imunitetin e krijuar.

4. Personat me imunitet të komprometuar që zhvillojnë forma të zgjatura të sëmundjes janë duke u studiuar me shumë vëmendje, sepse edhe tek këta persona ka mundësi të lindin mutacione të ndryshme të virusit.

Si do të jetë e ardhmja?

Të katër faktorët e sipërpërmendur kanë potencialin ta shndërrojnë COVID-in në “gripin” e radhës, kur çdo vit mjekët, mësuesit dhe qytetarët vulnerabël së bashku me vaksinën sezonale të gripit do të marrin edhe atë të COVID-it. Por ky është një skenar afatgjatë për të cilin sot vetëm mund të spekulohet.

Për momentin, Shqipëria është larg të thirrurit “fitore” mbi pandeminë. Fushata e vaksinimit e cila më tepër se luftës ndaj virusit, po i shërben fushatës elektorale të qeverisë, ka nevojë për një rikonceptim rrënjësor.

Së pari, duke siguruar vaksina sa më efektive. Në mungesë të vaksinave cilësore të tipit Pfizer dhe Moderna me efektivitet 95%, vaksina CoronaVac ishte një kompromis gjysmak që nuk mund të vazhdojë gjatë. Edhe sikur të vaksinohet 100% e popullatës me CoronVac, ajo ofron vetëm 50% mbrojtje dhe kjo nuk ka nevojë për koment të mëtejshëm.

Së dyti, duke i orientuar vaksinat drejt personave që nuk kanë kaluar ende sëmundjen dhe drejt qarqeve jashtë Tiranës. Në kushte kur Shqipëria është larg mundësive për të siguruar 4.4 milionë vaksinat për të cilat ka nevojë, duhen prioritizuar fillimisht ata që nuk kanë kaluar akoma sëmundjen. Po kështu, imuniteti i grupit në Tiranë vlerësohet sot midis 60 dhe 70%, ndërkohë që në qarqet e tjerë duhet të luhatet midis 25 dhe 50%. Zonat jashtë Tiranës duhet të jenë prioritet për ndërhyrje.

Së treti, nuk duhet harruar shembulli i Izraelit. I quajturi “bishti” i epidemisë vazhdon me muaj të tërë edhe pas arritjes së imunizimit të plotë të grupit. Vaksina nuk mund të jetë mjeti i vetëm në përpjekjet për kontrollin e epidemisë. Duhet vazhduar me ndërhyrjet e tipit testo-gjurmo-izolo-trajto, si dhe duhet vazhduar respektimi i masave të distancimit fizik.

Sidomos dy hallkat më të anashkaluara në Shqipëri, testimi dhe trajtimi kërkojnë vëmendje të menjëhershme. Testimi duhet të realizohet jo vetëm nëpërmjet forcimit të kapaciteteve laboratorike, por edhe nëpërmjet testeve të shpejta të tregëtueshme në farmaci ose supermarket me çmime të përballueshme dhe jo spekulative.

Trajtimi kërkon zbatimin e menjëhershëm të protokolleve dhe forcimin e kapaciteteve trajtuese në spitalet rajonale, një masë e cila ende nuk është zbatuar. Spitalet terciare COVID duhet të forcojnë urgjentisht kapacitetin reanimator për të larë sadopak imazhin tragjik që krijuan gjatë epidemisë ku pothuajse çdo pacient i intubuar në to përfundoi duke humbur jetën.

Sikundër qeveria e përgjegjshme izraelite e ktheu Izraelin në një laborator të shkencës mjeksore dhe inovacionit, qeveria e papërgjegjshme shqiptare e shndërroi Shqipërinë në terrenin e një eksperimenti tragjik me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Ndonëse situata e COVID-it duket tashmë e stabilizuar dhe vera përpara e qetë (ajo mund të prishet vetëm nga hyrja e ndonjë prej mutacioneve të reja të virusit), paralajmërimet nga bota flasin se kujdesi nuk duhet ulur, përkundrazi duhet shtuar.

Sikundër dhjetëra herë gjatë këtij viti, po e mbyll duke i bërë thirrje ministrisë dhe komitetit.

Mjaft shqiptarë kanë humbur shëndetin dhe jetën gjatë këtyre muajve! Është koha për përgjegjshmëri dhe profesionalizëm!

Nëse zbatohen, rekomandimet e mësipërme do të shpëtojnë shumë jetë shqiptarësh…

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Aktualitet

E shtuna me temperatura PËRVËLUESE, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

5 Korrik, 2025

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?
Aktualitet

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes! Si shihet ky vendim nga ana e KQZ-së?

5 Korrik, 2025

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit
Bota

Musk: Një krizë e re globale po vjen edhe këtë vit

5 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com