“Këto janë 15 ditët e fundit të qeverisjes më antiveriore në historinë e pluralizmit shqiptar, ndaj dhe së bashku, t’i japim mundësinë Pukës, ashtu si e gjithë Shqipëria, që më 25 prill të votojmë PD, si alternativë shprese dhe zhvillimi. Le të jetë ky dyjavësh epilogu i një eksperimenti aksidental që shqiptarët provuan me “rilindjen“ dhe të nisim rrugëtimin e një sfide të re, që në themel të saj, ka respektin për individin, për shoqërinë, për familjen dhe që zhvillimin ekonomik e mbështet në vepra konkrete dhe jo mbi pallavra fushatash“, kjo ka qenë thirrja e kandidatit të PD për Pukën, Lodovik Hasani, në takimet e tij me banorët e fshatrave Iballë, Shopel, Berishë, Mërtur dhe Bugjon. Gjatë turit të takimeve, z. Hasani, ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e banorëve të fshatrave të Njësisë Administrative Iballë, të cilët më së shumti kanë vënë theksin tek mungesa e investimeve në fushën e infrastrukturës dhe të sektorit të bujqësisë, që në këto zona ndodhet në një stad primitiv, dhe fermerët e zonës aktivitetin e tyre e zhvillojnë në kushtet e braktisjes totale të instancave shtetërore.
Më tej, kandidati Hasani, pasi ka bërë të njohur programin e PD, për zhvillimin e zonave rurale, duke përmedur paketën subvencionuese për fermerët, si dhe pasi ka evidentuar faktin që me PD, një vëmendje të madhe marrin investimet në infrastrukturën rrugore, u premtoi banorëve të këtyre fshatrave një vëmendje të posacme dhe nëj anagzhim personal për përmirësimin e arterieve rrugore që lidhin me njëri-tjetrin fshatrat e kësaj njësie, dhe gjetjen e një mekanizmi konkret dhe veprues që siguron mbajtjen hapur të segmenteve rrugore gjatë periudhës së dimrit, pasi kjo njësi administrative vuan për shkak të neglizhencës izolimin e gjatë nga reshjet e dëborës.
Fushata e kandidatit të PD, Lodovik Hasani, përpos takimeve prezantuese dhe dëgjesave publike me natyrë shpalosjen e programit ka vijuar dhe me një intensitet të madh takimesh të tjera duke trokitur derë më derë, gjë që përbën një risi pozitive në stilin e fushatës në trevën e Pukës.
Nga takimet e këtyre ditëve, në njësinë administrative Iballë, Lodovik Hasani mori premtimin e banorëve për një mbështetje masive në zgjedhjet e 25 prillit, pasi profili i kandidatit që ka ofruar PD për Pukën është modeli i njeriut të suksesshëm, që përpos vlerave qytetare dhe familjare, dëshmon seriozitet dhe përgjegjshmëri në angazhimet e tij.
Publikim nga faqja zyrtare e kandidati Lodovik Hasani:
Takim me banorët e fshatrave Iballë, Shopel, Berishë, Mërtur dhe Bugjon. Biseduam për problemet e tyre si dhe shpalosëm programin e Partisë Demokratike, ku të gjithë banorët gjenin zgjidhje për gjendjen e mjerueshme dhe hallet që i ka sjellë “rilindja”.
#BashkëPërNdryshim
#ShqipëriaFITON ✌️





















