Ora e Orit për Ndryshim!

Një gazetare të veçantë, të cilën opinioni tash e sa kohë e njeh nga ekrani si moderatore dhe producente që ia ka dalë të ndërtojë një imazh të suksesshëm mediatik, më 25 prill të këtij viti, qytetarët do të kenë mundësinë për ta zgjedhur si përfaqësuesen e tyre në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Pas një rrugëtimi të gjatë, Orjela Nebiaj ka mbërritur në destinacionin e saj më të rëndësishëm në karrierë: si kandidate për deputete me Partinë Demokratike.

E njohur në publik si Ori, ajo është e bindur se tanimë ka trokitur “ora e saj” për të dhënë edhe një tjetër kontribut, kësaj radhe më të drejtpërdrejtë, për Shqipërinë.

Me një eksperiencë të vyer në media dhe me studimet në Drejtësi, Orjela Nebiaj te listat elektorale është numri 18 i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës.

E lindur në Tiranë, më 21 korrik 1986, ajo është më e vogla e familjes Nebiaj, një vajzë që, pa lajkat e jetës, ia mbërriti të bëhej e suksesshme dhe një model i besueshëm për pasurinë e vlerave që ndërtoi rreth vetes.

Derisa të mbërrinte përballë zgjedhjes për të hyrë në politikë, e gjithë jeta e saj ka qenë një rrugëtim i mbushur me dëshirën për të shëruar, kuruar, transformuar, gjithçka që buron nga ngrehinat e kalbura të burokracive, padrejtësive, impostimeve.

Nëse pjesa më e madhe e ndjekësve të saj në mediat sociale, ose në përditshmëri, jetojnë me të komentuarit, ajo e di se zgjedhja e saj për të kandiduar si deputete nuk është pritur mirë në kampin tjetër kundërshtar.

Por, për të, në thelb, të gjithë në fund të ditës janë njëtrajtësisht shqiptarë dhe qytetaria duhet të prevalojë edhe kur zgjedhjet individuale nuk shkojnë sipas pritshmërive apo projektimeve të ndokujt.

Ori në një nga ditët e zakonshme të takimeve elektorale. Në komunitet, me banorët e ndryshëm të lagjeve në Njësinë Nr.5.

Ori është kategorizuar në një përditësim më të thjeshtëzuar të politikëbërjes në komunitetin e saj fillimisht, e më gjerë në popullaritetin që e përndjek.

Sipas saj, gjithçka në hapin final politik është zgjedhje. Dhe, ky është hapi fillestar i saj drejt vullnetit për politikë. Aty do të fillonte puna e Nebiajt, me përfaqësimin e atyre që adresojnë problematika dhe lipsen për një zë të padëgjuar e për një figurë të pastër.

Suksesi i saj nuk është te popullariteti, që e zë shtrëngata nga një vendim për të hyrë në politikë, përkundrejt arritjes individuale që ish paracaktuar ngaherë.

Ori, që “njohin” njerëzit nëpërmjet ekranit, qëndron ashtu, e kuruar dhe e këndshme në çdo dalje publike dhe në çdo fjalë që nxjerr.

“Shqipëria sot ka më shumë nevojë se kurrë për përfaqësim multidimensional. Ka vajza që ruajnë një linjë identifikuese nga tradicionalja. Kjo shpjegon pse politika shqiptare është kaq apatike”, thotë ajo.

Momente nga shpërndarja e fletushkave me programin e Partisë Demokratike. Ori, me të rinjtë, krah tyre duke punuar në grup.

Orjela Nebiaj është fenomeni i mbërritjes në momentin e duhur, përpikërisë me fatin, ngjitjes në politikë, në karrierë, në sukses, me forcat e saj. Aspak e privuar nga çdo prani e jashtme, përkundrazi, ajo vjen nga komuniteti ku është rritur dhe është shumë sociale për të qenë e vetëmjaftueshme. Por, kjo përkon më së shumti për dyert që ka hapur, nga ku ka ditur të zgjedhë atë që e përfaqëson më së miri.

Në fillim të viteve 2000, babai i Orit vendos që ajo të vijojë studimet e klasës së shtatë në një institucion privat. Si të gjithë bashkëmoshatarët, do duhej, natyrshëm, që ajo të pësonte një ndarje nga realiteti i prekshëm me çdo gjë publike dhe të institucionalizohej “ndryshe”.

E njëjta situatë u përsërit me përvijimin e gjimnazit në një lice linguistik, që i përngjante një gjimnazi të përgjithshëm, me shtojcën e gjuhëve të huaja. Prej kësaj të fundit, Nebiaj zotëron një përdorim të rrjedhshëm të katër gjuhëve: gjermanisht, spanjisht, italisht dhe anglisht.

Shumë shpejt do të niste dhe përvojën e të punuarit, për të ndihmuar, për të qenë e vlefshme.

Ori është e njohur për shumëçka, por ajo që të gjithë bien dakord dhe e pranojnë edhe nën zë është natyrshmëria dhe kërshëria e interpretimit të profesioneve.

Puna e parë e saj rastisi të ishte me një grup kërkues, por bashkëpunues. Familja e saj ishte në pronësi të një bujtine në Durrësin e tejmbushur nga sistemi i hoteleve asokohe, një investim që, në fund të sezonit, nxirrte të ardhura, por në bazën e saj ishte ndërtuar një mjedis i ngrohtë me ndjesinë e të qenit bashkë, në punë e duke shijuar muajt e verës. Në punë e afër njëri-tjetrit, si ekip, duke plotësuar hapësirat boshe të inercisë turistike.

Pavarësisht frymëzimit të punës, ose të jetuarit me punën, eksperienca e parë la gjurmë dhe Ori mbeti e lidhur ngushtësisht me promovimin e vlerave njerëzore të punës, e më pas në një spektër shumë të gjerë, të turizmit shqiptar.

Edhe pse e diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Drejtësisë për Juridik, ëndrra e pakonkretizuar mbeti arkitektura dhe mbresat arkitektonike shihen tek ajo. Linjat e rrugëve të ndjekura ose struktura e realizimeve dhe sukseseve. Asgjë nuk është rastësi.

Në përmbyllje të një takimi me të rinjtë e FRPD-së. Në bluza janë stampuar numri 18 i Nebiajt dhe kryefjala e fushatës “të pandalshëm”.

Në një takim me të rinjtë e Njësisë nr. 5, ku edhe kandidon, tregonte se çfarë do të thotë të jetosh dhe të rritesh profesionalisht me Orin.

Soni, vajza që është manovra lëvizëse e fushatës, dhe Geni, djali që lëviz manovrat nëpër destinacionet e Orit, janë po aq të çiltër dhe pozitivë sa “shefja” që nuk do të jetë kryetare e asgjëje, përveçse ngërthen frerët kur merren vendime ose duhet hedhur një hap.

Ori po tenton të krijojë një frymë të vërtetë, kësaj radhe, se rinia sjell ndryshimin. Ajo e ndjen këtë përgjegjësi dhe e sheh nga poshtë-lart malin e pritshmërive të publikut që duhet ngjitur.

Gjatë një bisede me taksistë, sa i përket problematikës së parkimeve. Një nga shumë nismat e saj që lidhen me komunitetin.

Sensi i përfaqësimit është një angazhim, peshën e së cilës ka filluar ta vendosë në trysni fushata e muajit të fundit. Jo gjithçka mbivendoset si tepricë apo aneks i të punuarit me njerëzit.

Nebiaj, në dispozitën e saj elektorale, përmes një qarku të paprecedentë vetëkontrolli, nuk e lë veten të dublohet. Emocionet brenda saj janë fryt i empatisë jo vetëm në politikë, por prej natyrës së saj. Ajo nuk di t’u bëjë bisht ndjesive apo t’i përdorë kur i kërkohet. Shejtani dhe shishja janë përmbysur me kohë nga “gruaja” në qasjen e saj.

Politika shqiptare është qarkore për një grua të suksesshme dhe me kërkesë të lartë ndaj vetes. E sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë e ndjen Ori këtë imponim dhe shtresëzim hierarkik në shoqërinë tonë politike.

Në takimet me banorët, duke biseduar në lidhje me problematikat e tyre. Ori flet me secilën moshë, jashtë ekranit dhe imazhit mediatik, si pjesë e komunitetit.

Teksa flet me personazhe të rëndësishëm të shtabeve të partisë, njerëz kalimtarë të rrugës, familjarë në hyrjet e pallateve, punëtorët pranë bizneseve të vogla, të moshuar që e ndalojnë që prej së largu, kuptohet vetëm një gjë: askush nuk e jep fjalën e “burrit” më mirë sesa një grua si Ori Nebiaj në politikë.

Të gjithë kërkojnë të flasin dhe të përftojnë fjalën e saj të mbajtur pa u dhënë. Të gjithë dëshirojnë t’ia dëgjojnë fjalën dhe janë të lidhur me zërin e saj radiofonik, timbri politik i së cilës ia vë në dukje edhe më tepër.

Në një përmbyllje takimesh, Nebiaj vendosi të shpenzojë një orar të ndërmjetëm për të ndjekur një ndeshje tenisi. Në vazhdën e takimit gjysmëfinal të Pranvera Open 21, sa herë që publiku kthente kokën nga shkonte topi, njësoj si kontrolli para se të kalosh rrugën, dukej sikur rishihje dyzimet elektorale majtas-djathtas.

Ori ishte qendra e këndvështrimit, njësoj si banorët e pallatit me fushat e tenisit. Kush qe rritur aty pranë, ishte mjeshtëruar në sport, jo prej fushës, por prej ndjesisë sa herë shkelte tapetin e fushës.

Po njësoj është lidhja e Nebiajt me komunitetin e saj, që është transformuar nga ana urbane. Por, ndjesia e të qenit me banorët, e pranishme, në përditshmëri, si “vajzë” e lagjes, e bën shumë më shumë të afërt me përfaqësimin jo vetëm në nivel politik nga sa mund të mendojë ndokush.

“Mua më vjen natyrshëm të luftoj për bindjet e mia, të cilat i konsideroj të drejta, për kauzat që kanë lidhje me komunitetin. Përmirësimi i jetës së qytetarëve duhet të jetë i ndjeshëm, jo i dukshëm”, thotë ajo.

Në prezantimin me radhë të pjesëmarrësve, në festën organizuar me një grup të rinjsh nga njësi të ndryshme kësaj radhe, 18-vjeçarët ishin përballë numrit 18 në listën e Tiranës. Ata që votojnë për herë të parë, duke shkëmbyer eksperiencën e vitit zero me kandidaten për deputete në hapat e saj të hershme.

Ori, përveç ndërveprimit me njerëz nga të gjitha prapavijat sociale, ekonomike, kulturore, e aq më tepër politike, në praktikë ndërveprimin njerëzor e ka të barasvlershëm me të jetuarit. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë shumëfishohet dëshira dhe zelli i saj në raport me bindjet e palëkundura se ajo fiton nga çdo takim ose komunikim.

Foto e marrë nga takimi me banorët e Njësisë Nr. 5. Ori qëndron në krah të kandidatit Agron Shehaj.

“Secila nga eksperiencat ka lënë gjurmën e vet, edhe në përballje, në shtysë, në ambicie, në formim, në përfitimin njerëzor që ti e merr nga marrëdhëniet me individë të ndryshëm, ku secili të jep nga një monedhë të artë”, shprehet Ori.

Karriera profesionale

Në vitin 2005, ndërkohë që vijonte studimet për Drejtësi, filloi eksperiencën e saj të parë me rrogë individuale, jashtë biznesit familjar.

Ori Nebiaj filloi punë në televizionin Vizion Plus, që do të rezultonte goxha vendimtar sa i përket shijes me të folurin dhe të ndërtuarit të një imazhi mediatik të suksesshëm më pas. Eksperienca qe e menjëhershme dhe e shkurtër, por jo fillestare.

Në vitin 2009, me përfundimet e ciklit të plotë të studimeve Bachelor dhe Master në Drejtësi, Ori do të fitonte një Internship të shkurtër pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Ajo rrëfen se, duke lënë mënjanë problematikat e ambientit të punës dhe gjërave të pakëndshme, kjo periudhë i dha mundësi të provonte veten në punë të ndryshme që nga sekretaria gjyqësore, arkiva, protokolli etj.

Një vit më pas, në vitin 2010, Ori i rikthehet sërish medias dhe televizionit. Kësaj radhe në Albanian Screen, që vinte i riformatuar dhe kishte nevojë për njerëz që premtonin në këtë fushë. Nebiaj, duke mos i thënë “jo” asnjë eksperience sprovuese, e fillon si moderatore në një emision sportiv, për të përfunduar në emisione me karakter social dhe më pas për fëmijë.

Krahas televizionit, Nebiaj kishte hedhur themelet e të punuarit në një qendër tregtare, eksperiencë që do të zgjaste katër vjet.

“U bëra një nga personat kyç në mbarëvajtjen e konflikteve që ndodhnin mes administratës dhe klientëve. Ky ka qenë momenti kur unë kuptova se një nga pikat e mia të forta në punë do të ishte marrëdhënia njerëzore, kisha një aftësi për të shuar konflikte dhe për të përftuar alternativën më të mirë që mund të gjendej, të mesmen e artë të të dy palëve”, thotë ajo.

Komunikimi me një grup të moshuarish. Komunikimi si aset i brendësuar nga puna, nga të qenurit gjithmonë pranë problemeve dhe zgjidhjeve të tyre.
Komunikimi me një grup të moshuarish. Komunikimi si aset i brendësuar nga puna, nga të qenurit gjithmonë pranë problemeve dhe zgjidhjeve të tyre.

Menaxhimi në qendrën tregtare i mësoi shumë si të orientohej me etikën e të punuarit, që nga rivendikimi i standardit, deri tek organizimi dhe prezantimi i punës. Me mbylljen e punës në një qendër tregtare, kalimi si menaxhere e përgjithshme për një rrjet dyqanesh, në një qendër tjetër tregtare ishte një përvojë edhe më e fortë.

“Eksperienca me të huajt ishte një shkollë më vete, mënyra se si komunikojnë, se si trajnojnë, në mënyrën se si e respektojnë hapësirën tënde, në mënyrën se si të kërkojnë llogari, se si vlerësojnë punën që ti bën, sidomos kur ajo nuk përfshihet në përshkrimin e punës sate”.

Gjatë viteve 2010-2014, Nebiaj do të përvijonte me të dypunësuarit, një praktikë e shpeshtë përgjatë karrierës së saj. Rikthehet për një periudhë të shkurtër në televizion si moderatore në News24 dhe si kryeredaktore në Revistën Elegance.

Në vitin 2014 do të fillonte pjesëmarrja e saj zyrtare në politikë, në radhët e Partisë Demokratike, si Zëdhënëse. Angazhimi profesional zgjati vetëm një vit, por më pas u pasua nga një aktivizim politik që vijon në strukturat rinore të partisë.

Ky ishte hapi që e prezantoi me një kauzë që filloi të ushqehej dhe të rritej brenda saj.

Gjatë aktiviteteve sportive me të rinjtë e FRPD-së. Ori në politikë, analogjia e të fituarit në një garë ku ajo do tentojë të jetë “e pandalshme”, por gjithmonë e qeshur.

“Mua kjo më bën kryelartë dhe modeste njëkohësisht për përfshirjen time në politikë. Jeta ime, po me të njëjtin dinamizëm do të vijonte, politika ishte fati i përcaktuar që do përmbushej rrugës. Ky ishte një moment vendimtar dhe shumë i rëndësishëm”, thotë ajo.

Në vitin 2015 do të fillonte të zhvillohej dhe të merrte jetë “Ori si njohje publike”. Nebiaj filloi aventurën e gjatë 6-vjeçare në Top Channel, si moderatore, autore dhe producente, duke ia dalë me sukses.

Pas një rrugëtimi të gjatë, Orjela Nebiaj sot u del përballë qytetarëve shqiptarë si kandidate për deputete me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.