Shkeljet në fushatë/ Vokshi padit në KQZ ministren Manastirliu

Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për shkelje të ligjit elektoral.

Sipas ish-deputetes demokrate, Manastirliu ka hapur 2 zyra elektorale pranë qendrave të votimit.

Kjo gjë ndalohet nga Kodi Zgjedhor.

“Kandidatja e PS ka hapur të paktën 2 zyra elektorale shumë pranë objekteve të përcaktuar si qendra votimi. Albana Vokshi ishte tek shkolla “Jeronim de Rada”,  ku pak hapa më tej Ogerta Manastirliu ka hapur një zyrë. Kodi zgjedhor e ndalon hapjen e zyrave elektorale deri në 300 metra nga qendrat e votimit. Të njëjtën gjë, Ministrja e Shëndetësisë ka bërë edhe tek Kopshti 3”, shkruhet në njoftimin e PD.