Basha me mësuesit në Elbasan: Do të rikthejnë Drejtoritë Arsimore siç kanë qenë

Në turin e takimeve të tij elektorale, teksa ndodhet në Elbasan kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësues.

Basha theksoi se me ardhjen e tij në pushtet Drejtoritë Arsimore do të kthehen siç kanë qenë, ku çdo qark do të ketë të vetën.

Kjo deklaratë e kryedemokratit erdhi pasi një mësuese shprehur problemin e Drejtoria Arsimore e Elbasanit ka kaluar në Korçë dhe kjo ka sjellë probleme për arsimtarët.

“Ne do të marrim modelet e suksesshme do t’i aplikojmë ato. Synimi është që të përgatisim fëmijët e shqiptarëve në sistemin para universitar dhe më pas të kalojnë në Universitet e të bëhen gati për tregun e punës. Ne do të kthejmë drejtoritë arsimore ashtu siç kanë qenë. Çdo qark do të ketë drejtorinë e vet arsimore. Nuk ka kuptim që qarku i Gjirokastrës ta ketë Drejtorinë Arsimore në Fier, aspo Elbasani në Korçë e kështu me radhë,” tha Basha.

Kryedemokrati tha gjithashtu se do të provojnë transferimin e administratës qendrore në rrethe.

“Është një përvojë evropiane. Je[ mundësi për policentrizëm të administratë dhe u jep mundësi qyteteve të tjera vlera të shtuara që sjell prania e administratës qendrore e nënpunësve.

Mbetemi të përkushtuar për decentralizimin. Reformën nuk e kemi pranuar. Janë fryrë stafet, investimet janë pakësuar. Përqendrimi i pushtetit në pak duar dhe pasurimi marramendës i një grushti njerëzish. Qeverisja e ardhshme do të jetë e vogël, por efektive. Arsimi profesional është prioritet i prioriteteve,” tha Basha.