Si asnjëherë tjetër Rruga e Kombit gumëzhiu sot paradite nga dhjetra makina në të cilat valëvitej flamuri i Partisë Demokratike.
Mbështetës demokratë me makinat e tyre shoqërojnë kryetarin Basha i cili kur u ndal në Kalimash dha një premtim:
“Shikoni edhe këtë javë këtë tra, e më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut”
Edhe këtu Basha u prit me entuziazëm ndërsa mbështetësit thërrisnin emrin e tij dhe “Rama ik!











