Qindra qytetarë pukjanë janë derdhur sot me automjetet e tyre në aksin rrugor Pukë-Shkoder, teksa kanë shoqëruar kandidatin e PD Lodovik Hasani, drejt qytetit verior në përkujtim të 2 prillit.
Atmosfera e krijuar është preludi i një fitoreje të madhe që Puka pritet të ketë në zgjedhjet e 25 prillit, ku kandidati Lodovik Hasani, me menaxhimin dhe stilin e të bërit fushatë, ia ka arritur të ngjallë një optimizëm të madh, jo vetëm në radhët e demokratëve, por dhe të qytetarëve pukjanë, të ciltë shohin tek kandidatura e tij përfaqësuesin dinjitoz dhe qytetarin model.
Në profilin e tij, kandidati Hasani shkruan:
Pukjanët marshojnë drejt fitores.
Voto PD nr. 9
Voto Lodovik Hasani nr. 6
#ShqipëriaFITON ✌️











