InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama ka qëllim t’i shndërrojë shqiptarët në skllevër

1 Prill, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Socialistë, braktiseni Ramën për të mirën e Shqipërisë

Nga Aleks KAPLLAJ

Në takimin që zhvilloi Rama me pronarin e një fasonerie në Shkodër, tregoi hapur qëllimin e tij të largët, në shndërrimin e shqiptarëve në skllevër në shërbim të disa punëdhënësve. Nuk është hera e parë që shprehet kundër shqiptarëve të papunë ose në kërkim të saj, duke i konsideruar si dembelë dhe që nuk e duan punën.

Projekti i Ramës për skllavërimin e shqiptarëve ka filluar që në vitin e dytë të mandatit të parë në vitin 2014, ku në takimin me homologun e tij italian të asaj kohe, Matteo Renzi, ai ftoi biznesmenët italian të investojnë në Shqipëri, sepse në vendin tonë nuk ka sindakata. Kuptohet, Rama që e konsideron veten pronar të Shqipërisë, bëri deklaratën me antisocialiste dhe më antimajtiste që mund të bëjë një i ashtuquajtur i tillë.

Të gjithë qeshën për deklaratën mē diskriminuese për të drejtat e punëtoreve të bërë nga kryeministri shqiptar, duke treguar sa të mangët janë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve. Ajo që e sanksionoi me ligj dhe me fakte deklaratën antisocialiste të tij, ishte dhe heshtja e të ashtuquajturave sindakata ekzistuese që janë në Shqipëri.

Që nga ajo ditë, asnjë sindakatë ” kombetare” nuk u dëgjua, as për minatorët e Bulqizës që po humbasin jetën herë pas herë, për të pasuruar pronarët e minierave të pasurive kombëtare, të kontraktuar nga qeveria Rama në vitin 2013, as për shfrytëzimin e punëtorëve në fabrikat e peshkut e as në fasonerite ku punëtori për 8 ose 9 orë në ditë, merr një shpërblim denigrues dhe ofendues në nivelin e shtypjes dhe shfrytëzimit të njeriut.
Në shumicën e rasteve ka shumë punëtorë që rroga që ju shkon në llogari bankare, së bashku me sigurimet shoqërore, kjo pjesë i kërkohet nga punëdhënësit që t’u kthehet në dorë ditën e nesërme, përndryshe, që atë ditë janë të pushuar nga puna, dhe flaken në rrugë si objekte të pa vlerë.

Duke dështuar në politikat e tij fiskale për krijimin e kushteve per punësim nga kompanitë shqiptare, premtim i bërë që në mandatin e parë per të krijuar 300 mijë vende pune, në respekt të kushteve dhe kompensimeve ekonomike adeguate, Rama e ka theksuar disa herë se do të vijnë të huajt që të punojnë në Shqipëri dhe që nuk kanë pretendime dhe kërkesa për kushtet e punës dhe për pagesën.

Kështu Rama imagjinon të ardhmen në Shqipëri, një luftë për mbijetesë midis skllevërve shqipëtarë dhe skllevërve të huaj, të ardhur nga vendet të qeverisura nga qeveritarë kriminelë, të korruptuar e ksenofobista të Afrikës apo Azisë, ku shumica e tyre janë republika “popullore” e “demokratike” dhe kryeministrat janë “poetë” apo “piktorë” të dështuar që “shesin” librat dhe pikturat e tyre në konsullatat e shteteve të tyre nëpër botë, siç bëri Rama me pikturat e tij, duke bërë ekspozita me taksat e shqiptarëve, që nesër të justifikojnë pasurinë e tij me shitjen e tyre.

Rama me shërbëtorët e tij inkompetent e të korruptuar kanë disa burime financiare, ku dhe vartësit e tij dhe familjarët e tyre kanë disa funksione fiktive, artificiale e figurative inekzistente, vetëm firmosin, deri në 12 bordero, ku secila detyrë e paguar me dyfishin që merr një punëtor i thjeshtë në Shqipëri, i kërkon shqiptarëve që të pranojnë pagën 300 euro në muaj, kur minimumi jetik duhet të jetë për një person të paktën 350 euro, që me këto pagesa nuk i përballon asnjë familje, që ka të paktën një fëmijë.

Kujtoj një episod, kur pronari i një biznesi dhunoi me grushta dhe shkelma punëtorin e tij, vetëm se ishte larguar pesë minuta për të blerë një byrek, dhjetë metra më larg dhe kishte lënë dyqanin vetëm. Kush e mbron atë? Sindakatat që bëjnë interesat e punëdhënësve të pa skrupull, apo prokurori dhe gjykatat që punojnë së bashku për përfitime korruptive kundër avokatëve dhe qytetarëve të thjeshtë që ankohen?!

Për këtë arsye, Rama është antidemokratik, antisocialist dhe antishqiptar sepse vizioni i tij për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është ai i Bosit të Shoqërisë Piramidale, është kthimi i shqiptarëve në skllevër në dorë të disa biznesmenëve, që deri dje ishin narkotrafikantë dhe grabitës së pasurisë private dhe shtetërore, me tenderat dhe kontratat që i dhuroi Rama që në vitin 2013, për të shfrytëzuar pasurinë kombëtare nëntokësore e bregdetare e tani na shfaqen si njerëzit e suksesit në Shqipëri, ku çdo gjë e tyre është e krijuar me djersën dhe gjakun e shqiptarëve.
Për këtë arsye, Rama duhet larguar si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, të cilën e ka asfiksuar me klanin e tij të “rilindasve” të dështuar pa lindur.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com