Me hapjen zyrtare të fushatës elektorale, takimet e kandidatit të PD, për Pukën Lodovik Hasani, janë shtrirë në një në rrafsh tjetër, duke zgjedhur strategjinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët në çdo fshat të të dy bashkive Pukë dhe Fushë-Arrëz.
Ditën e sotme, z.Hasani dhe stafi shoqërues, me në krye kryetarin e degës së PD, z. Ferit Ringaj, ishin në fshatrat Mardhnaq, Kodërbojë dhe Bushat të Njësisë Administrative Qelëz, me të cilët pati bashkëbisedime, duke bërë të njohur arsyet e kandidimit të tij dhe ofertën politike që ai parashtron në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Z.Hasani, pasi evidentoi braktisjen e madhe të këtyre fshatrave, si dhe rolin keqqeverisës në politikat stimuluese që u ka bërë qeveria 8 vjeçare e Ramës dhe mospërfilljen e pushtetit vendor, duke krijuar zona të mirëfillta me bazë diskriminimesh politike, pohoi se ai është këtu, pikërisht për këtë gjë, për të ngritur fuqishëm zërin e tij në Kuvendin e ardhshëm, dhe për të ndërmarrë iniciativa konkrete punësimi që do të mundësonin frenimin e shpopullimit të mëtejshëm të kësaj zone me resurse të mëdha.
Banorët e fshatrave të njëisë administrative Qelëz, gjatë takimeve të sotme, shprehën falënderimin për kreun e PD Lulzim Basha, i cili e ka vlerësuar Pukën dhe pukjanët me kandidatin e ofruar si dhe me renditjen në listën shumëemërore të qarkut Shkoder, ndaj dhe u shprehën entuziastë për përfaqësimin dinjizoz të Pukës në Kuvendin e pas 25 prillit duke dhënë garancitë e mbështetjes maksimale për kandidaturën e z. Lodovik Hasani.
Puka, në tërësinë e saj, me dy bashkitë, Pukë dhe Fushë-Arrëz, ka krijuar një situatë optimizmi dhe frymë shprese, e cila pritet të kthehet në një fitore spektakolare të PD dhe kandidatit të saj, pasi profili prej një biznesmeni të ndershëm dhe me vlera të mëdha qytetare i kandidatit Hasani është shndërruar në një uragan mbështetjeje, duke sfumuar dhe duke zbehur pëpjekjet e pushtetit vendor që përpiqet të ushtrojë trysni mbi zgjedhësit.
Karizma e kandidatit Lodovik Hasani, është oguri i një fitoreje të madhe që Puka dhe pukjanët e dëshirojnë kaq shumë, jo vetëm si reagim ndaj pushtetarucëve lokalë dhe metodave shantazhuese të tyre, por edhe si shpresë që ndez aspirata të shumta për komunitetin vendas. /InfoPressAlbania/
Postime nga faqja e z. Lodovik Hasani