InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Erion Dasho hedh dyshime për cilësinë e vaksinës: Turqia, e piketuar për prodhimin e barnave të falsifikuara

26 Mars, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Erion Dasho hedh dyshime për cilësinë e vaksinës: Turqia, e piketuar për prodhimin e barnave të falsifikuara

Mbërritja e 192 mijë dozave të vaksinës kineze ka përkuar me çeljen e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas ekspertit të shëndetit publik Erion Dasho, ardhja e vaksinave kineze nëpërmjet ndërmjetësimit të një firme turke në ditën e parë të fushatës elektorale hap një mori pikëpyetjesh që lidhen para së gjithash me cilësinë e vaksinës.

“Pse nuk u prit certifikimi i EMA-s, siç ishte deklaruar disa herë në muajt e kaluar?

Në rastin e ‘Pfizer’ dhe ‘AstraZeneca’, cilësia, siguria dhe efektiviteti garantohet nga EMA. Po në rastin e ‘Sputnik’ dhe ‘CoronaVac’, kush garanton? Pse këto vaksina nuk u kontraktuan direkt nga Kina, por po sillen nëpërmjet Turqisë?

A është në dijeni qeveria dhe komitetet se Turqia është një nga vendet e dizenjuara si prodhues dhe eksportues të medikamenteve të falsifikuara, sidomos për mallrat që kanë destinacion tregun europian? A është marrë ndonjë masë shtesë që shqiptarët të garantohen kundër çdo falsifikimi të mundshëm?”, ka shkruar Dasho.

Doktori shkon edhe më tej teksa hedh dyshime për oferta të mundshme që janë bërë qysh në fillim të vitit, por që janë refuzuar për të pritur pikërisht këtë moment.

“A është shkelur ligji shqiptar mbi medikamentet dhe produktet biologjike në këtë rast? Përse nuk u botua justifikimi teknik i komitetit të ekspertëve ose komitetit të vaksinimit për ndryshimin e akteve ligjore?

Në garën e ethshme botërore për vaksina, cili është çmimi real dhe ‘çmimi’ gjeopolitik që është paguar për vaksinat kineze?

Dhe mbi të gjitha: A mund të jetë koincidencë ardhja e vaksinave pikërisht ditën kur nis fushata elektorale? A ka pasur një ofertë nga Turqia për të dhuruar vaksina që në muajin janar?

A ka pasur oferta të tjera për të sjellë vaksina perëndimore shumë javë më parë se sot, atëherë kur administrimi i tyre do të kishte shpëtuar qindra apo mijëra jetë?.

Duke iu gëzuar vaksinave të ardhura sot dhe duke pritur të shohim në veprim logjistikën e nevojshme për t’i dërguar ato te qytetarët në nevojë, sigurisht që do të analizojmë situatën me përgjegjshmëri dhe në detaje, për t’u dhënë përgjigje të gjitha dyshimeve të mësipërme”, mbyll statusin e tij Dasho.

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!
Show Biz

Patris Berisha dhe Santiana Maloku konfirmojnë lidhjen e tyre!

19 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 19 Shtator 2025

19 Shtator, 2025

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak
Aktualitet

Diella bëhet me profil në Facebook, ky është mesazhi i parë i saj: Mos kini asnjë merak

18 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com