InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuar në zgjedhje, pjesë e zgjidhjes.

23 Mars, 2021
in Artikuj, InfoPress
A A
Pjesëmarrja e Personave me Aftësi të Kufizuar në zgjedhje, pjesë e zgjidhjes.

Ky artikull u shkrua nga Brixhilda Deda dhe Dorentina Hysa

Personat me Aftësi të Kufizuar, sipas Censusit të vitit 2011, janë në total 173,600 persona, që në gjuhën e zgjedhjeve përkthehet me të paktën 7 mandate deputetësh. Megjithë këtë numër të konsiderueshëm, ata përbëjnë një pjesë të elektoratit që prej vitesh kanë qenë thuasje të penguar nga pjesëmarrja në zgjedhje, si në ato vendore, ashtu edhe në ato parlamentare.

Personave me afteesi të kufizuara u ka munguar aksesi në facilitetet dhe materialet që duhet të jenë të përshtatshme, të aksesueshme, të thjeshta për t’u kuptuar dhe përdorur, gjë kjo që është e referuar në nenin 16 të ligjit nr. 93/2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.

Personat me aftësi të kufizuar kanë një potencial të lartë elektorial, që së bashku me familjarët e tyre si mbështetës të mundshëm, së paku do të dyfishojnë numrin e mandateve që mund të fitohen vetëm nga votat e këtyre personave. Një llogaritje e thjeshtë dhe përfituese që mjafton për t’i dhënë avantazhin një subjekti politik, i cili orientohet kah këtij target grupi elektoral, duke e përfshirë atë në procesin zgjedhor, së pari duke e informuar në gjuhën që ai/ajo ka më të lehtë për të kuptuar (si braille, gjuha e shenjave).

Së dyti, duke krijuar hapësirat fizike të përshtatshme për aksesin e këtyre personave (rampa).

Së treti, duke i angazhuar konkretisht gjatë proceseve zgjedhore në role dhe funksione që ata mund t’i përmbushin, specifikisht si vëzhgues zgjedhjesh, regjistrues të votuesve, kandidatë për t’u zgjedhur, përfaqësues të komuniteti të tyre etj. Së katërti, duke ofruar programe politike që i shërbejnë këtyre votuesve, të cilat në thelb kanë fuqizimin ekonomiko-social të tyre. Këto programe mund të adresojnë aksesin e tyre në arsim, garantimin e aksesit në tregun e punës, pavarësinë ekonomike nga skemat e mbrojtes sociale, si edhe rritjen e aksesit ndaj shërbimeve të tjera publike, të cilat do të përmirësonin dukshëm integrimin e tyre në shoqëri dhe cilësinë e tyre të jetës.

E drejta e personave me aftësi të kufizuar për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, sikurse për gjithë të tjerët, është e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Nenin 45 të saj. Po ashtu, e drejta për pjesëmarrje në proceset zgjedhore garantohet nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, specifikisht në Nenin 21 të saj ku theksohet se “gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të tij, drejtëpërdrejtë ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht”. Megjithatë, sikurse shumë të drejta të tjera, veçanërisht kjo e drejtë ekziston vetëm në letër. Sipas OSBE-së personat me aftësi të kufizuara janë ende të nën-përfaqësuar në mënyrë të konsiderueshme në jetën politike dhe publike, veçanërisht si udhëheqës, kandidatë apo anëtarë të institucioneve, të tilla siç janë organet e menaxhimit/monitorimit të zgjedhjeve, qeveritë vendore/qendrore, partitë politike dhe parlamenti.

Është e vështirë të merret informacion për numrin e personave me aftësi të kufizuara që votojnë në zgjedhje, sepse nuk ka një regjistër të posaçëm që ruan këtë informacion. Nga ana tjetër, organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara thonë se këta të fundit nuk marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të diskriminimit. Sipas tyre disa arsye penguese janë: mungesa e aksesit në informacionet për pjesëmarrjen në zgjedhje, mbështetje e pamjaftueshme për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje. Mungesa e zhvillimit të diskutimeve të mjaftueshme me personat me aftësi të kufizuara. Këta persona duhet të jenë pjesë e konsultimeve periodike dhe duhen pyetur lidhur me nevojat që kanë dhe zgjidhet e mundshme, pasi vetëm nëpërmjet tyre mund të gjenden zgjidhje efektive.

A mund të zbatohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje për personat me aftësi të kufizuara, qoftë si zgjedhës apo të zgjedhur? Nëse po, si? Çfarë mund të bëjnë subjektet politike për të përdorur potencialin e këtij grupi elektoral në periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore? Zgjedhjet janë një mundësi e veçantë për të rritur pjesëmarrjen dhe për të ndryshuar perceptimin publik që është krijuar për personat me aftësi të kufizuar. Megjithatë, ndryshimi nuk mund të vijë vetëm nga përpjekjet e tyre, pa pasur mbështetjen nga institucionet shtetërore.

Ndryshimet së pari duhet të krijojnë një mjedis pa barriera dhe të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara. Me rëndësi të madhe është zbatimi i legjislacionit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe nxitja e gjithëpërfshirjes. Sipas aktivistëve të të drejtave të këtyre personave, tri masa janë të domosdoshme: buxhetimi i legjislacionit të të drejtave të aftësisë së kufizuar; ngritja e strukturave vendore që do të përgjigjen për zbatimin e legjislacionit dhe monitorimin e zbatimit të tij; dhe ndëshkimi i atyre që shkelin ligjin.

Nga ana tjetër, PNUD-i rekomandon se politika mund të jetë pranë tyre duke organizuar fushata ndërgjegjësimi dhe duke përqendruar programet edukative në nivelin bazë duke filluar që në arsimin fillor. Gjithashtu, mund të ndihmojë duke krijuar ura lidhëse mes institucioneve të ndryshme, për të krijuar sinergji në plotësimin e nevojave të këtyre personave. Pra, sektorët e arsimit, shëndetësisë, punësimit, mbrojtjes shoqërore dhe drejtësisë kanë disa sfida të përbashkëta dhe zgjidhjet duhet t’i japin të përbashkëta. Gjithashtu, partitë dhe organizatat politike mund të inkurajojnë pjesëmarrjen nëpërmjet rekrutimit dhe mentorimit. Skemat e përgjithshme të mentorimit ekzistojnë për të nxitur aftësitë drejtuese midis personave me aftësi të kufizuara (zakonisht të rinj), duke ofrua fuqizimin e kapaciteteve dhe qasje në modelet pozitive, përfshirë këtu vetë modelet që vijnë nga këta persona.

Mënyra sesi personat me aftësi të kufizuara mund të kthehen në kontribues aktivë në shoqëri, është duke adresuar pengesat që ata hasin, të cilat fillojnë me barrierat për pjesëmarrje në jetën politike dhe publike, përfshirë këtu: mungesën e mbështetjes sociale; pengesat në edukim; legjislacionin kufizues; hapësira fizike dhe metoda komunikimit të paaksesueshme; të ardhura të pakta dhe papunësi që shoqërohen me diskriminim të shumëfishtë. Një rast i suksesëshm i përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në zgjedhje dhe proceset politike është ai i Republikës Domenikane, e cila ka mbi 1.5 milionë banorë me aftësi të kufizuara.

Për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, një sërë nismash u ndërmorën, të cilat kishin në thelb bashkëpunimin mes organizatave për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, qeverisë dhe partive politike. Këto nisma garantuan angazhimin e perosnave me aftësi të kufizuar në zgjedhje (si pjesë e komisionit për monitorimin apo regjistrimin e votuesve); kryerjen e trajnimeve për të drejtat politike; organizimin e forumeve me këta votues, përgatitjen e mesazhve në gjuhën e shenjave, përfshirjen aktive të personave me aftësi të kufizuara si trajnerë, vëzhgues, numërues.

Si rrjedhojë e këtyre nismave, numri i votuesve të personave me aftësi të kufizuar u rrit. Rasti më sipër vërteton se partitë politike dhe parlamentarët bashkëpunues janë aktorë kyç në heqjen e barrierave për pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në zgjedhje. Shumë prej këtyre barrierave mund të sheshohen nëpërmjet mbështetjes së fuqishme të partive politike dhe institucioneve, në bashkëpunim me organizatat, profesionistët dhe përfaqësuesit e vetë komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Personat me aftësi të kufizuara nuk janë pjesë e problemit, ata janë pjesë e zgjidhjes.

Të Lidhura

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve
Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, PD depoziton listën e anëtarëve të komisioneve

24 Shtator, 2025

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot
Aktualitet

Kthjellime dhe ngrohtë, sa pritet të shkojnë temperaturat sot

24 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 24 Shtator 2025

24 Shtator, 2025

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com