Postimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama në Instagram, ku shfaqej duke biseduar me veten, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Pas memes së postuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk kanë munguar as ato të qytetarëve në rrjetet sociale.
Më poshtë ju sjellim disa prej tyre, që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Kreu i mazhorancës shfaqej duke folur me veten teksa pyet veten: “Do ikësh?“
Përgjigja, siç mund të imagjinohet, ishte: “Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”.
Ndërkohë i menjëhershëm ishte edhe kundërpërgjigja e liderit të opozitës, Lulzim Basha.











