Kandidati per deputet i PD ne Qarkun e Elbasanit, Lefter Geshtenja, vazhdon takimet e tij me banore te ketij qarku.
Dje ai ishte ne Prrenjas dhe pa nga afer gjendjen e mjeruar te ketij qyteti. Ajo qe binte ne sy ishte fakti se kandidatit iu bashkuan edhe shume socialiste te ketij qyteti duke shprehur pakenaqesite e tyre ne lidhje me neglizhencen dhe lenien pas dore per 8 vjet nga qeveria e rilindjes.
Postimi i plote i z Geshtenja:
Takimet e sotme i zhvilluam me banorë të zonës së “Bitumit” në rrugën “Demokracia” të Përrenjasit.Banorët e kësaj zone demokratë e socialistë ndjehen të braktisur gjatë këtyre 8 viteve nga kjo qeverisje.
Në këto lagje të Prrenjasit vërehet degradimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimeve dhe ndriçimit. Investimet në infrastrukturë kanë ndaluar prej vitit 2013 dhe qyteti ka mbetur në vend numëro.
Duhet të jemi të bashkuar, për të sjellë ndryshimin dhe normalitetin në Shqipëri. Bashkimi i të gjithë qytetarëve do të sjellë fitoren në 25 prill.#ShqipëriaFiton#partiademokratike
Kurse mengjesin e sotem kandidati per deputet Geshtenja e ka nisur duke takuar banore te qytetit te Librazhdit. Sipas tij kudo shihet nje fryme fitoreje dhe shprese per hallet e shumta qe i ka kapluar keta banore.
Mëngjes i këndshëm sot në qytetin e Librazhdit. Aty gjen dy fije shprese edhe mes halleve të mëdha. Në çdo rrugicë kërkohet ndryshimi që është i pashmangshëm. Në 25 prill Shqipëria Fiton!ELBASANI FITON!LIBRAZHDI FITON!