Mbresëlënëse dhe me peshë të madhe sensibilizuese është organizuar sot, veprimtaria kushtuar 18 marsit,“Ditës ndërkombëtare të riciklimit“, në njësinë administrative Temal, bashkia Vau-Dejës, ku në fokus ishte njohja me rëndësisë e riciklimit, ruajtjen e burimeve tona të çmuara primare dhe sigurimin e të ardhmes së planetit tonë.
Në bashkëpunim me punonjësit e hidrocentarlit të Komanit, shkollës 9 vjecare dhe punonjës të njësisë administrative u zhvilluan aktivitetet në përmbushje të qëllimit të tyre për të përcjellë mesazhet jetësore se si riciklimi kontribuon për një komunitet të qëndrueshëm mjedisor dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Përgjegjësja e njësisë së integrimit, pranë bashkisë Vau-Dejës, znj. Entela Kolaj, teksa njohu të pranishmit me simbolikën e aktivitetit dhe rëndësinë e mesazheve që përcillen, falënderoi në mënyrë të posacme, punonjësit e hidrocentralit të Komanit, të cilët kanë dhënë një kontribut të vazhdueshëm duke kryer aksione të shumta për pastrimin e liqenit Drin, si dhe për aktin e tyre human që drurët e shumtë të grumbulluar nga Drini, janë sjellë nga punonjësit e KESH-sh.a dhe përdoren për ngrohje në shkollat tona.
Drejtori i hidrocentralit të Komanit, z. Kujtim Prroni, i pranishëm në veprimtari, u shpreh: “Nëse nëse ne nuk punojmë së bashku për të bërë ndryshime e punë të mira në komunitet nuk ka zhvillim! Tani, më shumë se kurrë, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të kontribuar drejt një të ardhme më të mirë, të pastër e të gjelbër“.
Tashmë kemi heronjtë tanë të kujdesit dhe mjedisit që bëjnë vazhdimisht fushata për një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë. Këta janë punonjësit që na rrethojnë çdo ditë, duke bërë pjesën e tyre,me dashuri, kujdes, dhe profesionalizëm – shtoi Drejtori i shkollës Z. Kin Kola.
Veprimtari të tilla, të organizuara herë pas here nga njësia e integrimit europian, bashkia Vau-Dejës, janë tregues i punës dhe profesionalizmit të drejtueses së kësaj njësie, znj. Entela Kolaj, e cila ka arritur të marrë vëmendje të posacme kombëtare dhe vlerësime të shumta nga projekti “Bashkitë për në Evropë“, ku me zellin dhe pasionin e saj ka realizuar një kalendar veprimtarish të larmishme dhe esenciale që me vlera të fuqishme edukativo-sensibilizuese për komunitetin dhe më gjerë.
Postimi nga : Njesia Integrimit Vau Dejes
?18 Marsi – Dita Botërore e Riciklimit
♻️ #GlobalRecyclingDay
?Dita Botërore e Riciklimit lindi në vitin 2018 për të ndihmuar në përkujtimin dhe njohjen e rëndësisë së riciklimit, ne ruajtjen e burimeve tona të çmuara primare dhe sigurimin e të ardhmes së planetit tonë. Është një ditë që bota të bashkohet dhe të vendosë planetin në plan të parë.
?Misioni i kësaj dite është tu tregojmë, njerëzve, drejtuesve tanë e liderëve botërorë se riciklimi është shumë i rëndësishëm për të mos qenë një çështje globale dhe se nevojitet urgjentisht një qasje e përbashkët dhe e bashkuar për riciklimin.
?Tema e Ditës Botërore të Riciklimit 2021 për Njesia Integrimit Vau Dejes është “Heronjtë Riciklues” #RecyclingHeroes
?Sot do ju njohim me punonjësit e Hidrocentral-Koman, KESH-sh.a, ku së bashku me nxënës dhe mësues te Shkolla IX Koman, punonjës të Njësisë Administrative, zhvilluan aktivitetet që tregojnë se si riciklimi kontribuon për, një komunitet të qëndrueshëm mjedisor dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
?Në këto 2 vite punonjësit e Hidrocentralit në Koman, kanë kryer aksione të shumta për pastrimin e Liqenit Drin. Drurët e shumtë që Drini grumbullon, janë sjellë nga punonjësit e KESH-sha dhe përdoren për ngrohje në shkollat tona .
?Nëse ne nuk punojmë së bashku për të bërë ndryshime e punë të mira në komunitet nuk ka zhvillim! Tani, më shumë se kurrë, të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të kontribuar drejt një të ardhme më të mirë, të pastër e të gjelbër theksoj Drejtori i Hidrocentral-Koman Z.Kujtim Prroni.
?Tashmë kemi heronjtë tanë të kujdesit dhe mjedisit që bëjnë vazhdimisht fushata për një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë. Këta janë punonjësit që na rrethojnë çdo ditë, duke bërë pjesën e tyre,me dashuri, kujdes, dhe profesionalizëm – shtoi Drejtori i shkollës Z. Kin Kola.
?Dita Botërore e Riciklimit fokusohet në fuqinë e rinisë, arsimit dhe inovacionit në sigurimin e një të ardhme më të ndritur.
? Nga K❤mani ” Riciklo në të tashmen, mbro të ardhmen”
#europaështëkëtu
#njësiaievaudejës #KESHsha
#gjithckaperkomunitetin
#BashkiaQëDuam #BpE
#punëjofjalë #mars2021
#Koman























