8 Marsi në Shqipëri, përtej simbolikës që mbart në botë si dita ndërkombëtare e gruas, vjen e mbushur me peshën specifike të urimeve për femrën (nënat, motrat, vajzat), e cila në rrugëtimin e jetës për secilin prej nesh është bashkudhëtare dhe bashkëshoqëruese e fateve tona.
Një mesazh urimi, me mjaft fjalë të ngrohat zemre, ka përcjellë sot dhe ish-deputeti lezhian Eduart Ndocaj, i cili asnjëherë nuk mungon me dedikimet e tij kushtuar familjarëve të tij, në evente të ndryshme.
I njohur si një familjar model, ku familja është shenjtëria e gjithçkaje, Ndocaj ka adresuar një urim të veçantë për të gjitha nënat, motrat dhe gratë shqiptare, të kontributin e dhënë në çdo fushë të jetës.
“Shpreh besimin e plotë se kontributi intelektual e jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për vendin tonë dhe përmbushjes së aspiratës evropiane“, -shprehet ish-deputeti në mesazhin e urimit me rastin e 8 marsit.