Shtohen divorcet nga pandemia, psikologia zbulon shkaqet: Marrëdhënia jashtëmartesore dhe bixhozi

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, pëveç shtimit të vdekjeve duket se është ulur numri i martesave dhe divorcet janë shtuar.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, psikologia Redina Sulstarova u shpreh se këtë vit divorcet kanë qenë më të shumta krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.

“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet. Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara.

Shkaqet kryesore të paktën muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtëmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.

Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindërit e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikologjike të fëmijës.

Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha ajo.