Afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ, PD firmos marrëveshjen me 13 parti, në pikëpyetje Ndoka. Në 1 mars pritet që…

Deri më tani 12 parti politike kanë firmosur marrëveshjen me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për koalicionet parazgjedhore. Lëvizje e papritur është ajo nga kryetari i Partisë Demokristiane, e kryesuar nga Nard Ndoka.

Ky i fundit deri më tani ka refuzuar të firmosë marrëveshjen, pasi ka mbetur i pakënaqur nga ajo që i ka ofruar Partia Demokratike.

Koalicioni i ri do të quhet “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, ndërsa partitë që kanë firmosur marrëveshjen janë:

1. PARTIA DEMOKRATIKE- Lulzim BASHA;
2. PARTIA REPUBLIKANE- Fatmir MEDIU;
3. PARTIA PËR DREJTËSI INTEGRIM DHE UNITET- Shpëtim IDRIZI;
4. PARTIA LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR- Dashamir SHEHI ;
5. PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT- Vangjel Dule ;
6. PARTIA AGRARE AMBIENTALISTE- Agron DUKA;
7. PARTIA FRYMA E RE DEMOKRATIKE- Bamir Topi;
8. PARTIA BASHKIMI LIBERAL DEMOKRAT- Arian Starova;
9. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT- Artur Roshi;
10. PARTIA BASHKIMI DEMOKRAT- Ylber Valteri ;
11. PARTIA MENDIMI DJATHTË LIBERAL – Mustafa Lici ;
12. PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT- Shpëtim Axhami ;
13. PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE, Dhimitër Muslia.

Ndërkohë negociatat mes Nard Ndokës dhe Lulzim Bashës janë ende në vijim dhe nëse të dyja partitë arrijnë një marrëveshje atëherë numri i partive që bashkohen në koalicionin e përbashkët shkon në 14. Ndërkohë më datë 1 mars, sipas gazetarit Osmani, pritet që më datë 1 mars, opozita e bashkuar, së bashku me LSI do të firmosi një marrëveshje postelektorale ku zotohen se pas 25 prillit do të qeverisin së bashku.