InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Pjesëmarrja masive në zgjedhje është gjoba qytetare ndaj keqqeverisje

22 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Shqipëria fiton….një besim të Ri”

Nga Ardit GJINALI

Gjoba është mendësi dhe sjellje…..në ditët e zymta autokratike që po jetojmë kemi dëgjuar shpesh për të tillin instrument që cënon, kërcënon, nënshtron , shkurajon, tremb dhe përcakton  sjellje individuale. Qeveria po vendos  gjobën  ndaj qytetarit të saj,  e tilla evokuese e ndasisë që demaskon të ndryshmin në përkatësi politike, frymëzuese e një polarizimi politik që mbetet streha e fundit inkurajuese për të penguar ç’ka nuk ndalet dot; shteti është përdhosur nga pushteti dhe shtetari po shndërrohet në gjuetarin porositës për të ndëshkuar prenë sipas urdhërit të pushtetit…..të tillë konsiderohen qytetarët në rende thuajse autokratike….numërorë frymues që mund të ndëshkohen nga tehu i pushtetit  – gjoba është akti i rradhës përpara vendosjes tërësore të  diktatit shtetëror që çertifikohet në ligj, por asfare në përputhje me rendin e së drejtës……të fundmet gjoba të bazuara mbi nenet pandemike të kodit penal ,që cënojnë gjobë-marrësin dhe kërcënojnë të tillin që ende nuk është ndëshkuar,  rreken të diktojnë sjelljen e një shoqërie.

Gjatë këtyre viteve, qytetari është dëshmitari i një realiteti të trishtë ku liria e cënuar , demokracia e rrezikuar dhe ekonomia e goditur keqas përbëjnë trekëndëshin e zi që ka vendosur në qerthull një shoqëri duke u rrekur ti rrëmbejë dinjitetin përmes dobësimit të fuqisë reaguese; trekëndësh i zi që puthit secilën brinjë për të mbyllur të tillën hapësirë të veprimit demokratik shoqëror,  i tilli trekëndësh që përbën shtyllat e sjelljes autokratike të një enturazhi qeverisës që përpiqet të jetësojë sundimin duke filluar me  imponimin,  vijuar me diktatin dhe duke mos ndalur rendjen drejt udhës së humbur pa dalje dhe shpëtim të nesërm për shoqërinë; –  trekëndësh që duhet thyer në emër të dinjitetit njerëzor  që është themeli i garantimit  të lirisë shoqërore, demokracisë funksionale dhe treguesve ekonomikë të përmirësuar, gjithashtu.

Sytë e revoltës së qytetarit në Shqipërinë e së sotmes kërkojnë ndryshimin….zëri nuk dëgjohet, por sytë e shpirtit që kërkojnë drejtësi shoqërore  janë inkurajimi për vijimin e një angazhimi qytetar të thelluar në një përballje të pabarabartë në infrastrukturë dhe logjistikë me shtet-pushtetin; një përballje ku besimi, shpresa dhe vullneti qytetar për të larguar të keqen duke refuzuar secilin kompromis të vogël mbeten vlera më e rëndësishme e përpjekjes së përbashkët për të ndaluar instalimin tërësor të autokracisë. Shqiptari i sotëm që nuk qeveriset dhe trajtohet ndryshëm nuk meriton të shndërrohet në një  subjekt  ndëshkimi, ku i tilli ndëshkim konsiderohet si një normë shoqërore nga shtet-pushteti. Vokacioni absolut perëndimor i shoqërisë shqiptare  i shprehur përmes matjeve të paanshme  është treguesi më i qartë i një realiteti të pamerituar që i tilli qytetar po përballet në secilën ditë të një kalvari  jete asfare të thjeshtë në atdhe.

Një ndryshim thelbësor është apeli për qytetarin që shpëton nga autokracia në një Shqipëri që fiton përmes ditëve më të mira që do të materializojnë shpresën që buron nga një besim i Ri. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme demokratike që do të mundësonin një ndryshim të qeverisjes në mendësi, sjellje dhe në ushtrim pushteti…një qeveri normale  me një Kryeninistër normal dhe me një dimension njerëzor ku mundësia përbën thelbin e lirisë individuale dhe shoqërore, gjithashtu.

25 Prilli është dita dhe data që thërret për angazhim të palodhur  për Shqipërinë normale; është apeli për një bashkim të madh përtej diçkaje që mund të na ndajë; është kushtrimi për një pjesëmarrje masive , e tilla pjesëmarrje që nuk mbetet thjeshtë një ushtrim demokracie, por është kushtrimi për të ndëshkuar keqqeverisjen për sagën e përjetuar gjatë këtyre viteve. 25 Prilli është dita që thërret për një shpresë të Re, dita ku askush nuk gjobitet dot! Pjesëmarrja masive në zgjedhje përmes një bashkimi të madh  është gjoba qytetare ndaj keqqeverisjes! Bashkë sepse ka ende shpresë…

 

 

 

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com