Ana Xhaferraj është vajza e re 18-vjeçare e cila pasion të jetës ka muzikën. Nuk e kemi fjalën x Moxartin, por Ana është një shpirt rebel e cila repon më mirë se 50% e estradës. Mesa duket reperet aktuale duhet të bëhen gati për një konkurencë të re e cila është shumë premtuese.
Plot energji dhe dashuri për jetën Ana është e apasionuar edhe pas udhëtimeve prej të cilave gjen frymëzimin. Ëndrra e saj në sirtar është të bëhet repere dhe po punon fort për të arritur këtë qëllim. Vlen të theksohet fakti se 18-vjeçarja i shkruan vetë tekstet dhe gjithashtu po vetë kompozon muzikën.
Shpirti i saj i lirë i përshtatet realitetit, të cilin e tregon në repturat e saj. Ana po i dedikohet seriozisht kësaj fushe duke hapur kanalin e saj në youtube dhe gjithashtu duke e bërë profesional instagramin në të cilin numëron mijra followrsa.
Impakti i parë në publik ka qenë pozitiv dhe të shumtë janë personat që e mbështesin. Epo suksese Ana, çoje repin në tjetër nivel!/InfoPressAlbania/ (E.D)