Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në “Instagram” ato çka ai i konsideron si dështimet e qeverisë Rama në 8 vjet.
Kryedemokrati ka publikuar një grafik ku Shqipëria renditet e para e ndjekur nga Siria dhe Afganistani lidhur me aplikimet për azil gjatë 2019-ës.
“64 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Aplikimet për azil në BE për 2019 në raport me popullsinë. Përgjigjia Jo!”, shkruan Basha.
“Gjashtë qeverisjes së Ramës largimi i shqiptarëve ka marrë përmasat e një katastrofe kombëtare. 100 dështime”, vijon postimi i kryedemokratit.