InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Kim Jong-Un në Lukashenko

8 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
Nga shëndetësia falas, tek shëndetësia ‘badjavah’

Nga Dr. Erion DASHO

Të gjithë e mbajnë mend Boratin e prillit 2020. Pas një vendimi të matur për të zbatuar masat e karantinës në muajin mars, Boratit i hyri në qejf roli i babait të rreptë të kombit që “sakrifikon” imazhin e vet të çmuar për të shpëtuar jetë! Për të shmangur 18 mijë viktimat që parashikonin “shkencëtarët” e oborrit apo kamionët imagjinarë me të vdekur dhe magazinat imagjinare me arkivolë!

Argumentet se epidemia duhej luftuar me masa inteligjente nuk i përfilli hiç dhe e mbajti vendin në një izolim donkishotesk, pavarësisht se Shqipëria e kishte kaluar përballjen me të panjohurën dhe kishte ardhur koha për masa të tipit testo-gjurmo-trajto dhe për të hyrë në tregun konkurrues të sigurimit të vaksinës.

I ngjashëm me Boratin në atë kohë ishte Kim Jong-un i cili megjithë izolimin e tmerrshëm, u frikësua në palcë nga virusi dhe nisi të ekzekutonte deri edhe kontrabandistët që sillnin mallra nga Kina. Në përpjekje për të luftuar armikun imagjinar, Kimi nuk ndryshonte aspak nga sivëllai në breg të Adriatikut!

***

Pas majit Borati hoqi dorë kur kuptoi se lufta nuk bëhej me bloge dhe vloge, por me shkencë, një fushë e panjohur dhe asnjëherë e vlerësuar prej tij. Ai humbi interesin dhe ua delegoi luftën një tufe Boratësh të tjerë, thellësisht të paaftë, të cilët nën shembullin e liderit shpirtëror kujtojnë se epidemia mund të luftohet me propagadë dhe demagogji!

Dhe erdhi stina e virozave së bashku me katastrofën që kishim paralajmëruar prej kohësh. Shqipëria sot është një Wuhan apo Lombardi e shkurt-marsit 2020. Vetëm se nuk e shohim, sepse Boratët po bëjnë çdo gjë që kanë në dorë, për ta fshehur gjendjen e vërtetë!

Shihen vetëm 1 mijë rastet sepse aq testojnë Boratët. Po të testohet më shumë, janë disa mijëra raste në ditë. Shihen vetëm 450 të shtruarit në spitalet COVID, por aspak ata qindra të tjerë nëpër spitalet e rretheve dhe shtëpi.

Shihen 10-15 të vdekurit në spitalet COVID dhe në pacientë SARS-CoV-2 pozitiv, por jo dhjetëra të tjerë që vdesin në spitalet rajonalë, spitalet privatë, shtëpi, apo edhe në vetë spitalet COVID midis pacientëve fals-negativë.

Në se do të kishim një sistem shëndetësor që u përgjigjej nevojave të popullatës dhe nuk i linte ata në shtëpi me oksigjenim 70 apo 80%, sot spitalet e Shqipërisë nuk do të dallonin nga spitalet e Lombardisë apo New Yorkut vitin e kaluar.

Faktikisht, po ndodh e kundërta. Testimi, gjurmimi dhe trajtimi po ofrohen minimalisht për të fshehur përmasat e vërteta të katastrofës, ndërkohë që Borati dhe Boratët dalin në media dhe presin shirita qendrash shëndetësore të bojatisura.

Kësaj here, Borati ka marrë shembull një tjetër sivëlla, bjellorusin Lukashenko i cili në kohën kur qytetarët e vet sëmureshin me mijëra dhe vdisnin me qindra, manipulonte kurbat e epidemisë dhe dilte në media duke ngarë traktorë apo pirë vodka.

***

Epidemia nisi me një Borat në variantin Kim Jong-un dhe po vazhdon me një Borat në variantin Lukashenko.

Ndërkohë përmasat e saj po kërcënojnë të futin në kolaps të plotë sistemin shëndetësor dhe krejt shoqërinë, duke shkaktuar me qindra vdekje të parandalueshme.

Ndërsa Kimi dhe Lukashenko, për fatkeqësinë e popujve të vet, do të vazhdojnë të pashqetësuar në rrugëtimin e tyre diktatorial, shqiptarët e kanë një shans për të ndëshkuar Boratët.

Uroj dhe shpresoj ta shfr

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com