InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“25 Prill…Shqipëria fiton zgjedhjet dhe shtetin e së drejtës”

8 Shkurt, 2021
in InfoPress, Opinione
A A
“Shqipëria fiton….një besim të Ri”

Nga Ardit GJINALI

Në rendet që paraprijnë autokracinë, humbin të gjithë pavarësisht dritëshkurtësisë politike të ndonjë kahu politik që brohoret fitoren mbi humbëtirë…..marshimi i së keqes përmes zhurmës është reagimi që ndjell frika e të ndjerit vetëm; zhurma e gënjeshtërt që rreket të tregojë gjithë miratimin e dëshiruar dhe që mbulon mbështetjen e munguar; zhurmë e madhe për të mundur zërin e ndërgjegjes së brendshme të pushtet-ushtruesve, e tilla që gjëmon duke u kërkuar tërheqjen nga humbëtira që sjell vetmia politike. Secili ka humbur diçka apo shumëçka gjatë kësaj periudhe të errët, por energjia për ndryshimin mbetet e pandryshuar; e tilla dëshmon Shqipërinë që nuk tjetërsohet dot.

Qytetari humbi zërin e përfaqësimit, shoqëria humbi të tillin zë të reagimit, e tashmja humbi të ardhmen, pushteti zaptoi shtetin duke humbur arsyen, pushtet-ushtruesi humbi ndërgjegjen, Republika ka humbur solemnitetin, Parlamenti ka humbur legjitimitetin, shtetari humbi dinjitetin shtetëror, e tashmja humbi të ardhmen kurse e shkuara fitoi vetveten përmes evokimit të secilës praktikë negative që cënoi kohezionin dhe stabilitetin shoqëror, gjithashtu. Rendi i mbrapshtisë qeverisëse  rrëmbeu  zgjedhjet  Shqipërisë për të vjedhur shpresën për të ardhmen  dhe besimin në të tashmen; këto vite qeverisjeje shënojnë kronikën dramatike të deformimit tërësor të vullnetit qytetar, të tillin në një numër të caktuar njësish vendore dhe në zgjedhjet parlamentare, gjithashtu.

Zgjedha keqqeverisëse që rreket të vendosë tërësisht nën hyqmin e absolutizmit tërësinë e një vendi dhe shoqërie i rrëmbeu Shqipërisë zgjedhjet dhe dhuroi për vetveten politike votimet moniste; të tillat që ishin shfaqja groteske në kontekstin e një sistemi demokratik funksional, por dramatike në kufijtë e tragjikes për  prosperitetin demokratik të një shoqërie.  E shkuara e afërt nuk mund të kushtëzojë veprimin e së tashmes që është i mbrujtur në besimin për ndryshim ; besim për ti kthyer Shqipërisë zgjedhjet e rregullta dhe demokratike si kushti themelor për të garantuar një prosperitet shoqëror , i tilli që nuk garantohet nga një stabilitet i gënjeshtërt demokratik që ngrihet mbi cënimin e vullnetit qytetar.  Cënimi i vullnetit qytetar nuk shkaktoi humbjen e një partie politike të caktuar , i tilli ishte guri që vrau të drejtën përmes ligjit dhe drejtësinë që është shndërruar në një nocion abstrakt ose emërtesë shoqëruese ballinave të institucioneve që gëlojnë nga padrejtësia.

Shqipëria ka nevojë për shtetin e së drejtës dhe i tilli nuk fitohet dot nëse nuk shpëtohen zgjedhjet; të tillat që shpëtohen nga një pjesëmarrje massive që do të përmbyste secilën llogari të tryezave që tremben nga  reagimi  qytetar përmes votës. Një votë  për të rivendosur përfaqësimin dhe për ti kthyer Shtetit fytyrën e dinjitetshme që është rrëmbyer nga arkaizmi dhe arbitrariteti pushtetor……për shtetin që  nuk mund të jetë llogorja e betejave të pushtetit për të mbrojtur sundimin mbi qytetarin përmes kufizimit të secilës liri……. për ti kthyer dinjitetin secilit punonjës shteti që nuk mund të urdhërohet për gjobëvënie selektive, arrestime të paligjshme apo gaz lotsjellës të derdhur mbi bashkëqytetarët.

25 Prilli është dita dhe data që Shqipëria fiton zgjedhjet dhe përmes të tillave fiton shtetin e së drejtës, zbatueshmërinë e ligjit dhe një ndryshim thelbësor me ditë më të mira ku një besim i palëkundur për një shpresë të re është thelbi i energjisë pozitive për një bashkim të madh; bashkim i madh për Shqipërinë e normalitetit me një qeveri dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Koha për një bashkim të madh për ditë më të mira në një Shqipëri që fiton është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

 

Të Lidhura

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”
Show Biz

Mateo pranon krizën me Brikenën: “Jemi ftohur, por dua ta rregullojmë”

30 Mars, 2026

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com