InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritja e infektimeve me COVID-19 në shkolla, Vokshi: Dështim kolosal i Edi Ramës

7 Shkurt, 2021
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Rritja e infektimeve me COVID-19 në shkolla, Vokshi: Dështim kolosal i Edi Ramës

“Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.”

Kështu shkruan ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në rrjetet sociale.

Vokshi tregon se ka marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve me COVID-19 në shkolla.

Postimi i plotë:

Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.

Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.

• Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.

• Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.

• Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;

• Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.

• Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike.

Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online.

Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve.

Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë.

Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!

#25Prill

#shqiperiafiton

#shqipëriafitonarsimin

Të Lidhura

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

TË FUNDIT

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com